Klauzole largimi fikse dhe rroge qe rritet cdo sezon ja oferta per Ajetin

Klauzolë largimi fikse dhe rrogë që rritet çdo sezon, ja oferta për Ajetin

Klubi i Peskarës i ka bërë ofertën e fundit Arlind Ajetit, me bindjen se kushtet e reja kontraktuale që i ka ofruar mbrojtësit shqiptar mund ta bindin që të vihet nën urdhrat e Masimo Odos.

ajeti france

Sipas mediave italiane, Peskara i ka bërë gati atij një kontratë katërvjeçare, e cila mund të prishet vetëm nëse plotësohen dy kushte.

I pari është pagesa e një dëmshpërblimi prej 5 milionë eurosh, që do të caktohet si klauzolë largimi për futbollistin në fjalë.

I dyti është rënia e Peskarës në Serinë B në fund të këtij sezoni. Nëse një gjë e tillë ndodh, Ajeti mund të jetë i lirë të largohet, ashtu siç bëri me Frosinonen, me të cilin luajti në pjesën e dytë të sezonit 2015-2016 në Serinë A.

arlind ajeti

Për sa i përket rrogës, Peskara ka vendosur t'i ofrojë një rrogë në rritje për çdo sezon, për ta nxitur futbollistin që të luajë edhe më mirë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama