Kledi Kadiu Boll me kinemane tani do kercej

Kledi Kadiu: Boll me kinemanë, tani do kërcej
Kledi Kadiu, balerini i shqiptar vazhdon të përjetojë suksesin e "Romeo dhe Zhuljeta". Spektakli i Fabrizio Monteverde vazhdon të shfaqet në shumë skena të Italisë, ndërsa një tur që nis në datën 12 mars do të përfshijë edhe shumë të tjera. E pikërisht në këtë çast, balerini hedh një deklaratë të fortë afeksioni pas baletit. "Kam patur tri eksperienca të bukura në kinema, tani do vazhdoj me baletin",-kështu ka rrëfyer balerinë për Tgcom. Kadiu u bë një personazh i njohur sidomos në kinemanë italiane me sprovën e tij në "Passo a due", ku interpretoi bashkë me Laura Chiatti. Kjo eksperiencë vazhdoi më tej me "La cura del gorilla" dhe me "Ma chi l'avrebbe mai detto?", ku interpretoi në krah të aktores së njohur italiane Ornella Muti.

Një vendim që ka ngjallur interesin e medias. Pse pikërisht në këtë moment kadiu ka vendosur që të jepet tërësisht pas baletit? "besoj se çdonjëri duhet të bëjë atë për të cilën ka të dhëna. Përjetova dy eksperienca të mrekullueshme pozitive dhe të rëndësishme. Më kanë ndihmuar shumë të maturohem në aspektin artistik. Por jeta ime është e lidhur me baletin", ka sqaruar balerini shqiptar. Për ta bërë më të qartë idenë e tij, shfrytëzon një thënie të maestro Çelentanos, i ci ka thënë se baleti nuk është për të gjithë. "Balet mund të bëjnë të gjithë deri në momentin kur këtë gjë e bën për dëfrim. Ndërsa e kam fare të qartë se për çfarë flitet nga momenti që prej katër vjetësh unë kam një akademi arti. Nuk mjafton vetëm pasioni dhe vendosmëria. Baza klasike që merret në vogëli është thelbësore, ashtu siç mund të kesh të dhëna fizike specifike. Forma të përshtashme të kofshëve, këmbëve, krahëve dhe gjoksit, janë të dhëna thelbësore që t'i afrohesh baletit. Asnjë nuk mund të imporovizohet si balerin",-thekson ai.

Ndërkohë që baletin "Romeo dhe Zhuljeta" e konsideron si një format të ri të historisë së njohur. "Romeo dhe Zhuljeta është një balet shumë i bukur, i realizuar me balerinët e Operës së Romës. Kemi qenë në tur deri në dhjetor të vitit të shkuar dhe mund të them se gjatë kësaj kohe publiku ka vlerësuar shumë disa momente të vënies në skenë, siç është pjesa e deklarimit të dashurisë në ballkon. E veçanta e kësaj Zhuliete, është se ajo ka vendosmëri. Një vajzë që ndërrmer iniciativa",- shpjegon Kadiu. Për momentin ka theksuar edhe njëherë se do të merret me balet, ndërsa duket se edhe ai ka gjetur Zhulietën e tij. Ka rrëfyer se shoqërohet me një vajzë. Por asgjë më shumë.

Marre nga : Gazeta Shqiptare

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama