Kledi Kadiu leksion ne shkollen e baletit

Kledi Kadiu, leksion në shkollën e baletit
Sepse pak ditë më parë është festuar 50-vjetori i shkollës së baletit, ku balerini ka qenë nxënësi i kësaj shkolle. Por, në mbrëmjen gala të organizuar me këtë rast askush nuk ka përmendur ardhjen e balerinit. Ndoshta ftesa ka qenë në mëdyshje, për shkak të axhendës së Kledit. Prej kësaj ngjarjeje ka kaluar një javë, ndërsa dje lajmi se balerini është rikthyer në Tiranë nuk ka pas aq bujë, sa ardhjet e tjera.

Arsyeja?! Askush nuk e pohon. Por aktiviteti i organizuar dje në shkollën e baletit ka zbardhur enigmën e Kledi Kadiut. Në postin e balerinit të famshëm, që ka një eksperiencë aventurë në karrierën e tij, plot sfida dhe tepër intriguese në ëndrrën e balerinit, Kledi Kadiu u ka dhënë leksione balerinëve të ardhshëm në Tiranë.

Një orë leksion nga Kledi Kadiu që për shumë syresh ka përmbushur ëndrrën të njohin suksesin, si arrihet në maja. Sidomos në një vend të huaj si Italia, fama është magjia e paprekur prej gjithkujt. Ky fat i Kledi Kadiut duket se nuk mbaron vetëm me performancën e tij, natyrën simpatike, apo adhurimin e italianëve, por pikërisht me tapetin e baletit, ku Kledi mori mësimet e para.

Të jetë kjo një nostalgji për balerinin shqiptar, që Italia i dhuroi ëndrrën? Ashtu si shumë balerinë, legjendë të kësaj shkolle, njëzëri të gjithë kanë thënë se shkolla shqiptare të bën të fortë. Balerinin e talentuar shqiptar, Kledi Kadiu, tani e ndjek miklimi dhe kurioziteti. Frymëzimi duket se ka rrjedhur më shumë pas filmit “Passo a due”, ku një herë i është dashur të interpretojë vetveten. Në një orë e 38 minuta janë projektuar sakrifica pafund, e vështirësitë në realizmin e një ëndrre të bazuar tek talenti dhe puna. Kjo tani nuk është vetëm një histori suksesi, por ka shërbyer dhe leksion për artistët e rinj

 V.M Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama