Kledi Kadiu sulmohet dhe keqtrajtohet

Kledi Kadiu sulmohet dhe keqtrajtohet
Diten e djeshme, ne rrugen “Appia”, pas aksidentit te ndodhur, Kadiu eshte rrefyer per ngjarjen e ndodhur pas mbledhjes se prinderve te nxenesve qe ai mesonte. “Isha duke bere diskutimin tim te fundvitit me prinderit e studenteve te mi. Pashe dy apo tre persona qe ishin duke regjistruar me kamera, i ndalova. Dy persona u larguan me kameren, ndersa njeri me vendosi doren ne qafe dhe me shtrengoi, duke me ulur koken ne tavoline dhe me pas m’u drejtua me fraza raciste te tipit ‘Shqiptar m... tani te dergoj ne Tirane”, deklaroi balerini shqiptar, pas sulmit ne televizionin italian TG5. Por, gjithashtu reagime ka pasur edhe nga kryebashkiaku i Romes, Gianni Alemanno, i cili ka shprehur shqetesimin e tij dhe denimin e ketij akti per kete episod te patolerueshem, duke kerkuar dhe duke i bere apel te gjitheve qe te ndalojne keto veprime jo te pranueshme dhune. “Shpreh shqetesimin tim per kete episod te rende te patolerueshem dhe solidaritetin tim te plote per nje artist qe nderon qytetin tone”, reagoi kryebashkiaku i Romes, Alemanno. Besoj, theksoi ai, se ka ardhur momenti per te leshuar nje apel ne cdo ane per te gjithe eksponentet politik qe te ndihmojne edhe ata qe keto ngjarje te mos ndodhin me.

Kledi Kadiu ka lindur me 7 prill te vitit 1974 dhe ka hyre ne Akademine e Arteve, ku eshte diplomuar ne 1992. Ne te njejten kohe ka hyre te beje pjese ne grupin e kercimit te Teatrit se Operes dhe Baletit, ku qe ne fillim ka marre pjese ne role te rendesishme te baleteve klasike me fame boterore. Ne 1993, ai eshte transferuar ne Itali, per te punuar me pare ne Mantova. Eksperienca e pare televizive arrin ne vitin 1996 dhe pas kesaj Kledi eshte balerini i pare i programit, i cili ndiqet nga nje publik i gjere “Buona Demenica”, C’e posta per te” dhe “Amici. Ne vitin 2004, ai krijoi akademine “Kledi Akademi”. Ne vitin 2005, arriti edhe eksperienca e pare kinematografike “Paso a due” dhe me pas me filmin “La cura del gorilla”. Midis te tjerash gjate ketyre viteve te fundit Kledi Kadiu ka qene protagonist i shfaqjeve te ndryshme skenike te dhena ne Itali ku edhe ka marre cmime te ndryshme per performancen e tij.

Italianet rrahen nxenesin shqiptar

Nje femije shqiptar, qe ndiqte studimet ne nje shkolle te kryeqytetit italian te Forlit, zona e veriut te vendit, u sulmua barbarisht nga nje vendas ndersa kthehej per ne shtepi. Prinderit e te miturit denoncuan ne polici aktin racist, nderkohe qe nxenesi u mjekua pas plageve qe kishte marre ne trup. Gjate rrefimit te tij 13-vjecari tha se italiani i kishte thene qe te largohej nga vendi, pasi ishte shqiptar. Por ky nuk eshte rasti i pare i vales se dhunes ndaj emigranteve, pasi dy jave me pare eshte keqtrajtuar edhe nje nxenes rumun po ne kete shkolle.

Nga: Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama