Klejdi Kadiu “Italia nuk u jep shanse balerineve”

Klejdi Kadiu: “Italia nuk u jep shanse balerinëve”

Eshtë e drejtë që gjërat të thuhen siç janë. Jo të gjithë janë si Klejdi, jane dy ose tre në të gjithë Italinë që arrinë të jetojnë me punën e tyre”. E kemi parë duke kërcyer në televizion, e kemi parë nëpër revista, deri në majat e klasifikimeve, por tani artisti shqiptar kalon nga tv-ja në teatër dhe pushton platetë e mbarë Italisë. Kësaj here në teatër vjen në rolin e Romeos në tragjedinë e njohur shekspiriane “Romeo dhe Zhuljeta”. Spektakli po mbjell vetëm suksese në çdo hap, madje edhe kritika, ka thënë fjalët më të mira për balerinin Kadiu.

Si po shkon turneu i “Romeo dhe Zhuljeta”?
Shumë mirë. Pritja e publikut ishte pozitive dhe kritika e mirë. Publiku është i kënaqur.

Çfarë përfaqëson për ju turneu në teatër?
Në karrirën time ky spektakël është një pikë më shumë dhe një eksperiencë që kam dashur gjithmonë ta bëja. Për mua është hera e parë që interpretoj në Itali në rolin e protagonistit në teatër.
Romeo e Zhuljeta ështe një balet klasik, një histori e njohur për të gjithë.

Çfarë do të thotë të interpretosh Romeon?
Eshtë një rol si një tjetër. Nuk është i vështirë për t’u interpretuar. Asnjë rol nuk është i vështirë kur të pëlqen ajo që bën. Kur më vjen propozimi për një rol, mendoj nëse ai është i përshtatshëm për mua. Nuk kam bërë përgatitje të ndryshme për këtë rol, unë kërcej nuk recitoj. Për mua nuk ka qenë i vështirë për t’u interpretuar, ishte një rol si të gjithë të tjerët.
Karriera juaj në Itali ka fillar në televizion me emisionin “Amici”. A ka ndonjë ndryshim ndërmjet Tv-së dhe teatrit?
Po kanë qenë dy eksperienca komplet të ndryshme. Siç thonë të gjithë, nga njëra anë ke një kontakt të drejtpërdrejtë me publikun, nga ana tjetër jo. Asnjë prej dy eksperiencave nuk i heq diçka tjetrës, janë të dyja të bukura, por nuk mund të krahasohen.

Çfarë preferoni?
Te dyja, më pëlqen t’i bëj të dyja. Flasim gjithnjë për të kërcyer. Kur marr një impenjim dua ta çoj deri në fund, përpiqem të jap maksimumin dhe nëse më kërkojnë të kërcej nëpër rrugë.
Nuk besoj se të punosh në tv duhet të japesh më pak, apo në teatër më shumë. Nëse do të isha kështu do të sillesha si tregtar. E bëj sepse më pëlqen. Them se çdo eksperiencë të jep një emocion të ndryshëm, është e vërtetë, por jo se njëra është më pak e rëndësishme nga tjetra.

A ka ndikuar tv-ja në lëvizjet e vallëzimit?
Po është fakt. Televizioni ka dhënë një pikë më shumë për vallëzimin që ka fituar respektin e publikut. Tani shumë persona e shohin vallëzimin si art, një profesion e jo kalim kohe. Sot publiku e di se duhet studim dhe shumë disiplinë në vallëzim. Duhet bërë gjithçka me disiplinë dhe metodë, e jo vetëm me vallëzimin. Sot po nuk pate disipline nuk shkon larg. Për të vallëzuar punohet me fizikun dhe nuk është e lehtë pasi çdo punë fizike vështirësohet me kalimin e kohës.
Sot shumë kërkojnë të vallëzojnë. Televizioni ka bërë që të rritet dëshira. Eshtë e mjaftueshme sipas jush të bëhesh vetëm balerin?
Pasioni ka të bëjë deri në një farë pike. Vallëzimi nuk është për të gjithë, ose më saktë, është për të gjithë nëse dinë ta bëjnë. Jo më kot, shkollat mbushen me balerinë, por duhet të dish dhe nëse ke talent apo jo. Pas të 18-ave shumë e braktisin baletin. Shkohet në një seleksionim thuajse natyral dhe vazhdon vetëm kush i ka mundësitë teknike e fizike. Vallëzimi është një disiplinë që kërkon njëfarë fiziku.

Si lindi pasioni për vallëzimin?
Pasioni lindi dalëngadalë, kur hyra në akademi. Në Shqipëri është pak më ndryshe se në Itali. Tek ne si në shumë vende të Europës Lindore shteti i jep shumë rëndësi sportit, kulturës dhe artit në përgjithësi. Ndihmohen iniciativat sportive e kulturale dhe lindin artistë e sportistë të aftë. Unë zgjodha të vallëzoj që i vogël, sepse i kisha karakteristikat për të vallëzuar. Nuk isha rastësisht aty siç ndodh në Itali. Një këshillë për të gjithë ata që duan të bëhen balerinë, të shkojnë jashtë shtetit, sepse në Itali nuk ka struktura për talente të vërtetë. Këtu është vetëm La Scala e Milanos dhe Baleti i Romës. 90% e balerinëve italianë punojnë jashtë vendit sepse atje i jepet shumë rëndësi vallëzimit, ndërsa në Itali është rrota e fundit e qerres. Unë jam një ndër të priveligjuarit e paktë. Fati ka qenë me mua, por dhe falë cilësive të mia. Pasi nuk mjafton vetëm fati. Ka pasur shumë balerinë më të aftë se sa unë që nuk kam patur fat dhe qe sot vuajne urine. Eshte e drejte qe gjerat te thuhen sic jane. Jo te gjithe jane si Klejdi, jane dy ose tre ne te gjithe italine qe arrijne te jetojne me punen e tyre.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Të vazhdoj të bëj balerinin, është profesioni im dhe do ta bëj derisa të mundem.

Marre nga Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama