Mercedes-Benz McLaren SLR RoadsterNë atmosferë është rritur prania e gazrave serrë, duke arritur nivele rekord në vitin 2013. Kështu tregojnë shifrat e reja të publikuara nga institucionet përgjegjëse.
Përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë mes viteve 2012-2013 u rrit me shpejtësinë më të lartë që prej vitit 1984. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaron se situata nxjerr në pah nevojën për një traktat global klimaterik.
Buletini vjetor i OBM nuk mat emetimet nga stacionet energjitike, por regjistron sasinë e gazrave ngrohës që mbeten në atmosferë pas ndërveprimeve komplekse që kryen mes ajrit, tokës dhe oqeaneve. Thuajse gjysma e emetimeve thithen nga detet, pemët dhe gjallesat.
Sipas buletinit, mesatarja globale e dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë arriti nivelin 396 pjesëza për milion në vitin 2013, një rritje prej 3 pjesëzash për milion krahasuar me një viti më parë.
“Buletini për gazin serë tregon se përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë vitin e kaluar u rrit me një shpejtësi që nuk regjistrohej në 30 vjet”, deklaroi Michel Jarraud, sekretar i përgjithshëm i OBM-së.
Aktualisht prania e CO2-shit në atmosferë është në nivelet e 1750-ës, përpara nisjes së revolucionit industrial. Sidoqoftë, mesatarja e temperaturave globale nuk është rritur në bashkërendim me rritjen e CO2-shit, duke çuar shumë ekspertë të mendojnë se ngrohja globale është ngadalësuar