Klinsman trajner i ardhshem i Anglise? Bierhof rrefen bisedimet

Klinsman trajner i ardhshëm i Anglisë? Bierhof rrëfen bisedimet

Menaxheri i Kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Bierhof, pranon se Jurgen Klinsman është në bisedime me drejtues të federatës angleze të futbollit për t'u bërë trajner i ardhshëm i këtij ekipi.

nintchdbpict0002475406811-e1468012958460Pas dorëheqjes që Hoxhson dha pas eliminimit nga Europiani, mediat britanike shkruajnë për mundësitë që në këtë post të ulet trajneri i SHBA-ve.

Sipas tabloidit anglez "The Sun", Bierhof thotë se Klinsman do të ishte një zgjedhje e duhur për drejtimin e Anglisë.

"Mendoj se është në bisedime me Anglinë. Do të ishte një zgjedhje e mirë. Kur Klisman u bë trajner i Gjermanisë, i dhuruam krenari vendit, atmosferë dhe organizim",-thotë Bierhof, ndërsa flet shkurtimisht edhe për eksperiencën që ka pasur me Klismanin në vitin 2004.

"Ai ka kurajo për të marrë vendime të vështira",- e cilëson ai ish-trajnerin e kombëtares gjermane.

Klinsman arriti të kualifikojë SHBA-të deri në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama