Aktorja e njohur kanadeze ka pranuar dje për herë të parë se frekuenton rregullisht djalin e David Bekamit, Bruklin. Përballë paparacëve, 19-vjeçarja tha: "Besoj se sa më pak të bëj misteriozen aq më pak do t'u interesojë lidhja jonë të tjerëve. Me pak fjalë, është e vërtetë, kam një lidhje me Bruklinin". Nga ana tjetër, edhe 17-vjeçari ka dalë hapur duke publikuar në rrjetet sociale fotografi ku ndodhej në shoqëri të amerikanes.