Klonimi menyra e re per shpetimin e kafsheve

Klonimi, menyra e re per shpetimin e kafsheve
Ka një mënyrë të re për të shpëtuar kafshët drejt zhdukjes: klonimi. Lajmi vjen nga Australia. Mbijetesa e leopardit të dëborës për shembull, një specie në zhdukje, mund të arrihet përmes qelizave të tij staminale që shkencëtarët kanë prodhuar pasi kanë marrë kampione nga veshët e tij. Duke përdorur këto kampione, studiuesit e Monash University të Melbourne kanë gjeneruar qeliza staminale të plotëfuqishme, IPS, të cilat përmbajnë elementë të njëjtë me qelizat staminale embrionale.

Studimi është publikuar nga “Theriogenology” dhe grupi i studiuesve shpreson që këto qeliza të ruhen në temperatura të ulëta dhe t’i japin nismë krijimit të një “banke” materialesh gjenetike për klonimin e specieve në rrezik. Kërkuesit kanë përdorur material të marrë nga veshët e leopardëve të dëborës, të cilët për shkak të moshës së vjetër ishin në rrezik.

“Rezultati është befasues, duke pasur parasysh vështirësinë për të siguruar qeliza riprodhuese edhe nga kafshë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Paul Verma nga Monash University. Leopardi i dëborës është një felin i madh që jeton në zinxhiret malore të Azisë qendrore. Ai është një nga kafshët më të bukura dhe zhdukja e tij do të ishte një humbje e vërtetë për botën e kafshëve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama