Klop Gjermania ka nje brez te arte meritonte Europianin

Klop: Gjermania ka një brez të artë, meritonte Europianin

Për Jyrgen Klopin, Gjermania do të ishte kampionia logjike e Europës. "Edhe ndaj një ekipi me 10 veta si Gjermania, Franca u detyrua të mbrohet në shtëpinë e saj në gjysmëfinale", deklaroi trajneri gjerman gjatë një interviste për "Welt am Sonntag".

klop

Për teknikun e Liverpulit, fitorja 2-0 e të zotëve të shtëpisë ishte e pamerituar: "Fatkeqësisht mungoi vetëm goli dhe mund të them se humbëm një ndeshje që ishte totalisht e pamerituar. Unë jam befasuar nga cilë- sia jonë dhe nga ky brez futbollistësh që është si një dhuratë".

Jürgen Klopp

Në fund, ai përshëndeti edhe vendimin për të vazhduar me Joakim Lëvin në stol deri në Botërorin e 2018-ës në Rusi. "Lëv ka një raport të mirë me djemtë e rinj. Është diçka e bukur që ai do të vazhdojë të punojë me ta. Pas dy vitesh, unë e shikoj Gjermaninë përsëri favorite për të triumfuar edhe në Botëror. Shumica e lojtarëve aktualë do të jenë në një moshë ideale. Pas Kimishit do të jetë edhe radha e talenteve të tjera për të hyrë në skuadër si Sane, Brandt, Vaigël dhe Emre Xhan", përfundoi ish-trajneri i Dortmundit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama