Klop Pergjegjesi jam une

Klop: Përgjegjësi jam unë

Vetëm një fitore në 6 finalet që ka luajtur si trajner. Jyrgen Klop ka fituar vetëm të parën, kur drejtonte Dortmundin në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bajernit (5-2) në vitin 2012. klopBajerni u hakmorr një vit më vonë në kupë dhe Roben i rrëmbeu edhe finalen më të rëndësishme të karrierës, atë të Champions-it në vitin 2013. Në 2014-ën ishte sërish Bajerni, këtë herë i Guardiolës ai që mundi Dortmundin 0-2. Një vit më vonë, Dortmundi shkoi sërish në finale, por u mund nga Volfsburgu 1-3. Dy finalet e fundit ai i humbi në stolin e Liverpulit, të parën tri muaj më parë me ruletin e penalltive ndaj Sitit (Kupa e Ligës).

"Nuk jam i lumtur me startin. Por, më pas, shënuam një gol dhe na u anulua një tjetër. Me avantazhin 1-0 në pjesën e parë gjithçka ishte OK. Nuk ishte goli i parë i Sevijes problemi. Problemi ishte ajo që ndodhi më pas. Humbëm totalisht besimin dhe stilin e lojës sonë. Ishim nervozë në mbrojtje. Kjo tregon se zhvillimi ynë si skuadër nuk ka qenë aq i mirë sa shpresonim. Nuk kanë faj lojtarët për këtë, jam unë përgjegjësi. Por jam i sigurt se do të jemi të fortë. Sot jemi të zhgënjyer, por do rikthehemi. Jini të sigurt për këtë", tha tekniku gjerman, duke mos e fshehur zhgënjimin e madh.

"Në këtë moment jam unë përgjegjësi për këtë paraqitje. Nuk kam asnjë kritikë për lojtarët dhe ua thashë këtë. Askush në stadium nuk besonte. Mendova se mund ta ndryshonim situatën, por nuk mjaftoi. Të jem i sinqertë, tani nuk mendoj për mungesën në Champions, por për të shfrytë- zuar kohën dhe përmirësuar skuadrën. Unë premtoj se do mësohemi me këtë sezonin e ardhshëm dhe do të rikthehemi më të fortë. Treguam vetëm 50-60% të aftësive tona të zakonshme dhe duhet ta pranojmë. Sevija fitoi me meritë".

Ai nuk dëshiron të ndalet te dy penalltitë e mohuara: "Vërtet që kishte dy prekje të topit me dorë në zonë dhe arbitri mori vendimet e gabuara në një finale, por neve na mungoi besimi. Tani detyra ime është të mos lejoj që lojtarët ta ndiejnë shumë presionin".

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama