Klubi korcar Hetim 6-vjecar ne KAS shpallemi te pafajshem

Klubi korçar: Hetim 6-vjeçar, në KAS shpallemi të pafajshëm

Klubi i Skënderbeut ka përsëritur qëndrimin e djeshëm për pafajësinë e korçarëve përballë akuzave të UEFA-s dhe dënimit të dhënë nga ndërkombëtarët. Klubi insiston që pretendimet e UEFA-s pas nj hetimi 6 vjeçar të ndërkombëtareve, do të bien të gjitha poshtë përballë KAS të Lozanës.

13412975_1053351088035945_2044629107307579226_n

"Duke marrë shkas nga shkrimet e ndryshme në median e shkruar dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe ambientin sportdashës në Korçë se Skënderbeu nuk është dënuar absolutisht për asnjë ndeshje specifike ndryshe nga çfarë shkruhet sot. Vendimi vjen si pasojë e një hetimi për 6 vitet e fundit. Raporti dhe vendimi nuk ka asnjë fakt se klubi ynë ka trukuar por kemi të bëjmë me aludime, burimet e të cilave janë mediat shqiptare dhe rrjetet sociale.

Qesharake apo jo kjo është e vërteta. Shumica e këtyre ndeshjeve të dyshuara kanë dështuar të trukohen dhe ky është një fakt. Klubi ynë, nisur nga ky raport i mbushur me aludime dhe aspak i faktuar shprehet i bindur se fitorja e madhe do vijë në KAS, atje ku kombëtarja Shqiptare fitoi të drejtën e saj muaj më parë.

kenderbeu47784jpg

Lusim mediat e ndryshme të mos aludojnë në dëm të klubit tonë dhe tifozëve korçarë. Ky është një hetim 6-vjeçar që u justifikua nga organet e UEFA-s me një dënim aspak të faktuar. Një hetim 6-vjeçar që nuk ka asnjë provë që implikon klubin tonë. Shkojmë të qetë në organin më të lartë të drejtësisë sportive", shkruhej në komunikatën e klubit.

Pavarësisht kësaj deklarate, burime pranë klubit kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se mes ndeshjeve që gjendjen në dosjen e UEFA-s për Skënderbeun, ajo e luajtur më 21 korrik 2015 ndaj Krusaders, e mbyllur me fitoren 3-2 të ekipit nga Irlanda e Veriut, është kryesorja mbi të cilën ndërkombëtarët pretendojnë se kanë prova për trukimin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama