Koci PD dhe KLSH shpifin dhe besojne te pavertetat e tyre

Petro-KociTIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Petro Koçi, zv/minister i Mbrojtjes, i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp dhe fton opozitën të jetë më e përgjegjshme në ato që thotë, si dhe akuzon KLSH, se ka dalë jashtë qëllimit ligjor të saj.

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në një konferencë për shtyp te dielen theksoi se "Janë dy VKM, njëra e rregullimit të prokurimit publik dhe tjetra, përzgjedhja e kompanisë, kontrata të lidhure që ne kohën kur qeveriste opozita. Bazuar në këtë VKM, faktimi i vlerës së projektit bëhet vetëm nga grupi i punës me eksperte të fushës dhe pas miratimit nga bordi i modernizimit, olferta që plotëson kushtet më të mira kthehet në alternativë të zbatueshme. Kjo alternative e grupit te punës është përzgjedhur si varianti më i mirë dhe u është dërguar kompanive të listuara nga NATO për çmim dhe kantabilitetin. Oferta e zgjedhur si fituese është 530 mijë euro me e ulët se oferta fillestare, që është dhënë nga kompania fituese, që vjen nga një vend aleat i NATO-s, kjo falë negociatave të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes".

Petro-Koci-1"Tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe procedura e zhvilluar ka qene e hapur për të gjithë operatoret e interesuar, konform kuadrit ligjor ne fuqi dhe kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi është një shoqëri, jo sic pretendohet nga PD, por bashkim i dy operatorëve ekonomike, që të dyja kane si objekt ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve të ndryshme lehtësisht e verifikueshme në QKR. Të dyja shoqëritë kanë licencë për të gjitha kategorite e ushtrimit të kontratës. Prandaj PD të jetë më e kujdesshme në procesin e verifikimit të fakteve që kërkon të zbulojë. Ju përsërisim edhe njehere se për tenderin për blerje, instalim dhe vënien në punë të sistemit të integruar të hapsirës detare, ndryshe nga sa pretendohet nga PD, kompania është marrë ne 2010-2011, kohë që ofronte riparimin e radareve pranë FA. Fakti qe një kompani vazhdon të rimbajë rrjetin është një avantazh që nuk u shfrytëzua në vitin 2012-2013 dhe si pasoje, i gjithë vëzhgimi i hapesirës detare u la në errësirë të plotë për të lehtësuar trafiqet e paligjshme", tha Koçi.

Po ashtu, Koci theksoi se "Do të kishim dashur që perfaqesuesit e Partisë Demokratike të dalin e të deklarojnë se cfarë ndodhi dy vite që nuk punuar radarët. Ndërsa për KLSH e Bujar Leskaj, mund te themi se eshte pjese e industrisë për përfitime politike". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama