Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zbuluar sot në Kuvend për njohjen e hershme të saj me kundërshtarin e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha duke deklaruar se “jetën e babait ta kam borxh”. Siç kuptohet nga deklarata e zonjës Kodheli babai I saj mund të ketë qenë pacient I zotit Berisha kur ai ushtronte detyrën si mjek kardiolog.
“Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët. Unë kam burrninë të them: Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë, jo një herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh sepse në cv time nuk ka pasur as vrasje as hajnira.” Kjo ishte deklarata që zuri sot vendin e parë në media, ndërsa Kodheli po replikonte me Berishën për çështjen e mandatit e lënë vakanat prej saj në Lezhë.
Berisha akuzoi mazhorancën për dhunimin e grave. “Po dhuhohen në mënyrën më brutale, nënat, motrat, grate. Sot në Parlament i nënshtrohemi mafias, tentakulave dhe kompromisit ndër më të turpshit në histori për të përzëbnë nga parlamenti dy zonja dhe për të zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafias.”