TIRANË, 8 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ben te ditur se Forcat e Armatosura dhe Forcat Detare me dy anije anti-ndotje, nje anije patrulluese, nje helikopter te Forces Ajrore dhe nje kontigjent prej 30 trupash, po patrullojnë për të evidentuar dhe për të ofruar ndihmë për qytetarët e Durresit pas ndotjes se ujrave detare gjate dites se djeshme.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, nëpërmjet postimit të saj në Facebook bën të ditur se "Forcat e Armatosura që në oret e para të mengjesit po ndjekin nga afër situatën e krijuar ne plazhin e Durrësit. Forca Detare me dy anije anti-ndotje, një anije patrulluese, një helikopter i Forcës Ajrore dhe një kontigjent prej 30 trupash, për të evidentuar dhe për të ofruar zgjidhje për qytetarët. Edhe njeherë tjetër FA në gatishmëri absolute për të ardhur në ndihmë të gjithë banorëve". /a.ke/