Koherat moderne harrohet virgjeria
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Shkencëtarët nga Universiteti Iowa, e kanë kryer këtë studim që nga viti 1939, ndërsa të anketuarit çdo dhjetë vjet është dashur të përgjigjen se cilat 18 karakteristika i kërkojnë tek partneri. Ata i vlerësonin me nota, prej \'e parëndësishme\' deri tek \'shumë e rëndësishme\'. Në karakteristika të dëshiruara dhe më pak të dëshiruara u përfshinë: shoqërimi, amvise e mirë, tërheqja e ndërsjellë dhe të tjera. Dhe përderisa tërheqja në vitin 1939 nuk ishte në mesin e tri karakteristikave të para, studimi më i ri tregoi se meshkujt modernë dhe gratë e vendosin këtë në vend të parë.
Në mesin e 10 karakteristikave të para që meshkujt modernë i kërkojnë tek gratë janë pavarësia, pjekuria, stabiliteti emocional. Karakter jashtëzakonisht i dëshiruar që e kërkojnë meshkujt është edhe inteligjenca. Inteligjenca është në vendin e 4 sipas rëndësisë, përderisa në vitin 1939 gjendej në vendin e 15.
Është interesant se në vendin e 12 është pavarësia financiare tek gratë, ndërsa në vitin 1939 ishte në vendin e 17. "Kjo është gjeneratë e meshkujve e cila është rritur me gra të arsimuara, nëna të cilat ishin doktoresha, mësuese dhe iu kanë ofruar një model tjetër", tha Christine Whelan, udhëheqësja e studimit dhe autorja e librit \'Marry Smart: The Intelligent Woman\'s Guide to True Love\'. Megjithatë, virgjëria që në vitin 1939 ishte shumë e vlerësuar, tash s\'ka fare rëndësi.