1. Çdo kandidat ka te drejte te paraqese ankese prane Departamentit te Burimeve Njerezore mbi menyren e zhvillimit dhe rezultatin perfundimtar te konkurrimit, i cili ka sjelle mosperfshirjen e tij ne listen e kandidateve me rezultatet me te larta. Ankimimi mund te behet brenda 7 diteve pune nga marrja e njoftimit sipas nenit 13, pika 5 te kesaj rregulloreje.
2. Departamenti i Burimeve Njerezore i percjell per shqyrtim Adminstratorit ankesen e kandidatit se bashku me dokumentacionin mbeshtetes, brenda 7 diteve nga paraqitja e ankeses prane ketij departamenti.
3. Adminstratori merr vendim per pranimin ose rrezimin e ankeses, duke ia komunikuar kete vendim me shkrim kandidatit, brenda 15 diteve nga data e percjelljes per shqyrtim te ankeses nga Departamenti i Burimeve Njerezore. Ne vendim jepen dhe arsyet perkatese.
4. Ne rast se ankesa konsiderohet e drejte tregohen masat korrigjuese, te cilat sipas rastit mund te permbajne anulimin dhe/ose perseritjen e nje, disa apo te te gjitha fazave te konkurrimit, te zhvilluara ne menyre te parregullt. Vendimi i Adminstratorit eshte perfundimtar.