Koka- Tejerina Bashkepunim Shqiperi-Spanje ne fushen mjedisore

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka takon homologen e tij spanjolle Zj. Isabel García Tejerina, Ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit.TIRANË, 20 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa po merr pjesë në Konferencës së 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë, është takuar me homologen e tij spanjolle, Isabel García Tejerina, ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit.

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka takon homologen e tij spanjolle Zj. Isabel García Tejerina, Ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit. (1)Ministri i Mjedisit, Koka, falenderoi Isabel García Tejerina për njohjen e mirë të çështjeve mjedisore në Shqipëri, si dhe e njohu më tej homologen e tij me arritjet e ministrisë së Mjedisit në fushën e mjedisit dhe vecanërisht në fushën e pyjeve, duke theksuar faktin se prej dy vjetësh qeveria shqiptare ka sjellë në qendër të vëmendjes politikat mjedisore.

Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën mjedisore, ku në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi në zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve si dhe biodiversitetit në vendin tonë.

Takimi i ministrit Koka me ministren spanjolle të Agrikulturës, Ushqimit dhe Mjedisit është realizuar në ditën e parë të Konferencës së 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë. Në ditën e dytë të kësaj konference, ministri Koka dhe ministrat evropiane të Mjedisit pritet të firmosin rezolutat, vendimet si dhe Deklaratën Ministrore të Madridit. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama