Por kjo "pergjithmone" zgjati fare pak. Sepse menjehere sapo Hygerta mori pamjen e dikurshme, i lindi menjehere deshira te ndryshonte, aq sa qe nga gushti i shkuar i ka ndryshuar rrenjesisht plot pese here. Ne fillim provoi nje perzierje mes ngjyres se karrotes dhe geshtenjes se hapur, kolor qe i shkonte me se miri me ngjyren cokollate te plazhit. Por qe shume shpejt Hygerta i ndryshoi per t\'i bere me fije te verdha dhe me kafe. Nje ngjyre qe nuk qendroi me teper se nje muaj ne koken e saj per t\'u nderruar perseri e perseri… Ngjyra e karrotes se eger me fije eshte "look"-u i tanishem per Hygerten. Nje ngjyre qe do te qendroje ndoshta edhe per ca dite derisa ajo te marre vendimin se cila do te jete pamja e saj e ardhshme. Jo me afer natyrales, pasi deshira e saj e momentit eshte "te jem nje koke e vecante".
Nderkaq eksperimentet e shumta, cngjyrosjet e shpeshta e kane demtuar flokun e saj. Shampoja "Clear" dhe kremi "Pantene" jane armet e Hygertes per te ushqyer flokun. Kurse kur shkon tek parrukierja, atehere perdor produktet "Vela". Teper shpesh kjo, pasi vajtjet e Hygertes tek parrukierja jane te dendura per aq kohe sa ajo preferon floket ekstremisht te drejta. Dhe rrallehere me onde te medha. Nje model ky qe i shkon shume me ngjyren e cmendur te radhes.
Nga : Revista Klan