Gjashtë nga të akuzuarit e trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike do të kërkojnë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda lehtësim të masës së sigurisë. Në gjykatë do të jenë shtetasit Ermal Hoxha, Saimir Batku, vëllezërit Arjan dhe Klement Dalipi dhe Kastriot Imeri.
Personat në fjalë u arrestuan gjatë operacionit “Xibraka” në Elbasan, ku u zbulua një laborator modern i prodhimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike, kryesisht marijuanë dhe kokainë. Të pandehurit do të kërkojnë lehtësim të masës së sigurisë. Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg”. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkaq, në Gjykatën e Apelit mungojnë Ilir Hyseni dhe dy kolumbianët.