Bujar Hudhri, presidenti i "Onufrit", pas marrjes se cmimit u shpreh: "Nuk e kisha menduar qe nje dite do e merrja kete cmim. Vjet, ne kemi pasur edhe 15-vjetorin e shtepise botuese, por nuk e festuam, sepse si duket duhej nje shkak i tille per te festuar". Prej vitit 2002, ne saje te nje nisme te Bibliotekes Kombetare, edhe Shqiperia hyri ne harten e festimeve te Dites Boterore te Librit, ndaj edhe ceremonia e kesaj dite zhvillohet ne mjediset e bibliotekes.
Edhe mbreme, ne prani te njerezve te letrave dhe personaliteteve te kultures shqiptare, ne nje ceremoni te thjeshte u akordua edhe ky cmim per kolanen e Kadarese. Ndersa e bija e gjuhetarit Eqerem Cabej i dorezoi drejtorit te bibliotekes, Aurel Plasarit, nje deklarate, qe i ati i kishte lene per nje mori dokumentesh qe gjenden ne Biblioteken e Vjenes. Po ashtu, gjate dites se djeshme, ndonese nuk pati ndonje aktivitet per librin, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pati nje takim me intelektualet shqiptare, ku u diskutua per gjendjen e librit dhe leximit ne Shqiperi.
Nga Gazeta Koha Jone