Pas presionit mediatik dhe atij qeveritar, kompania koncensionare që kryen kolaudimin e automjeteve, nga data 1 mars do të ofrojë shërbimin e prenotimin nëpërmjet internetit. Kjo do të thotë, që çdo shofer mund ta prenotojë online datën dhe orën e kolaudimit. Dhe këtë mund ta kryeje duke hyrë në faqen www.Automotivealbania.sgs.com, raporton Vizion Plus.
Ky projekt, i cili fillimisht do të zbatohet vetëm në Tiranë, vjen në një kohë kur fund i vitit 2013 shënoi radhë të gjata kilometrike në kryeqytet për shkak edhe te fluksit të automjeteve, procedura e të cilave kryhet në një pikë të vetme në Fushë Prezë.
Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit funksionon në kushtet e monopolit. Ndaj qeveria ka ripërsëritur faktin se do të liberalizojë tregun, duke bërë pjesë të tij edhe kompani të tjera. Sipas të dhënave nga qeveria, opsioni qe po shikohet është që ky proces të kryhet tek serviset e koncesionarëve të makinave.