Koleksionistet shqiptare nderohen ne Bullgari

Koleksionistet shqiptare nderohen ne Bullgari

Tre koleksionistë shqiptarë janë nderuar me medalje “Me rastin e 135-vjetorit të krijimit të shtetit bullgar. Në qytetin e Vidit u organizua “BalkanFila 2014″ ku merrnin pjesë koleksionistë nga vende të ndryshme të Ballkanit, nën kujdesin e Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, z. Mihal Mikov. Në përfundim të këtij aktiviteti janë shpërndarë medalje për koleksionistët më të mirë. Thimi Nika është nderuar me medalje Ari për librin “Historia e Filatelisë Shqiptare”(për herë të parë Shqipëria merr këtë medalje). Muharrem Gimjani është vlerësuar me medaljen “Vermeji” për koleksionin “Historia postare e Mbretërisë Shqiptare 1928-1938″ Jovan Basho është nderuar me medalje Argjendi për koleksionin “Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në filateli 1913-1918)”. “Mbledhja e Përfaqësuesve të Federatave të Filatelisë të vendeve të Ballkanit vendosi që “Ballkanfila 2016″ të organizohet në muajin maj në Tiranë. Ky aktivitet do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”, thotë Nikolla Xharo, Presidenti i Federatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama