Kolla e thate menyrat e kurimit

Kolla e thate, menyrat e kurimit
Kjo është një periudhë kohore kur shumica prej nesh fillon të kollitet. Edhe pse mund të kalojë pas disa ditëve pa pasoja të mëdha për shëndetin, duhet pasur kujdes në kollën e pandërprerë ngase mund të shndërrohet në sëmundje kronike. Atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut i cili, pasi të vërtetojë llojin dhe shkakun e kollës, do të përcaktojë terapinë përkatëse. Kolla e thatë tregon në ftohje apo infeksione me viruse, alergji bakteriale apo në rastin më të rëndë sëmundje malinje në sistemit respirator.

Kolla e thatë

Kolla e thatë mund të jetë mjaft e rrezikshëm nëse zgjat më tepër se dy javë dhe në të njëjtën kohë nuk përcillet me temperaturë të lartë. Atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut. Kollën kurrsesi nuk duhet shëruar me ilaçe shtëpiake apo tradicionale, por nevojitet përcaktimi i terapisë nga ana e mjekut në fushën përkatëse.

Kolla produktive

Kjo lloj e kollës përcillet me pështymë, ndërsa më së shumti vuajnë të sëmurit nga mushkëritë si pasojë e konsumit të duhanit. Mjekët sugjerojnë se nuk duhet pritur momentin fundit, por menjëherë duhet vizituar mjekun për të përshkruar ilaçet adekuate dhe terapinë. Kolla produktive e cila shfaqet gjatë ditës dhe gjatë natës, për më gjatë se dhjetë ditë, mund të jetë shumë e rrezikshme.

Kolla shkakton nervozë

Më së shpeshti në pyetje është kolla e cila diagnostikohet me teste shumë të thjeshta. Në ditët e sotme shkaktari më i shpeshtë janë alergjitë e po ashtu mund të shfaqet edhe si pasojë e infeksioneve. Nëse kolla zgjat më tepër se dhjetë ditë, atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut.

Kolla e shkaktuar nga thartira

Fjala është për një kollë të egër që shkakton të ngjirurit e zërit. Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, infeksionet, viruset, alergjitë, si dhe stresi. Detyrimisht duhet vizituar mjekut ngase mund të ketë për pasojë edhe dëmtimet në sistemin nervor, praninë e tepruar të thartirës në lukth apo lajmërimi i hernisë në lukth. Kjo kollë mund të jetë shumë e rrezikshme nëse edhe intervenimi të mjekut nuk e ndalon.

Kolla astmatike

Astma është sëmundje kronike që karakteristike për të janë kolla, frymëmarrja e vështirësuar, lotimi i syve dhe rrjedhja e hundës.

Kolla e pashpjeguar

Kjo është kollë e thtë kronike që mund të zgjasë me vite. Zakonisht shfaqet ditën që zgjat dhjetë minuta. Quhet kollë e pashpjeguar ngase nuk ka ndonjë shkas të caktuar. Nëse një kollë si ky nuk pushon, atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama