Partia Socialiste ka prezantuar para dy ditësh kolonën e saj zanore me me titull “Born Free” e Kid Rock. Në perëndim gjatë fushatave zgjedhore kolona zanore është ndoshta detaji më kryesor, dhe gjetjes së këngës i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme. Në Shqipëri kultura e kolonave zanore ka hyrë tepër vonë. Risinë e kolonave zanore në Shqipëri e solli Edi Rama në vitin 2003. Rama do të mbahet mend si kandidati që solli një risi të veçantë në fushatat elektorale të zhvilluara në Shqipëri. Kur në vitin 2003 Rama rikandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai zgjodhi një këngë shqiptare si kolonë zanore të fushatës elektorale, në të cilën ai shfaqej vetë si protagonist. Rama këndoi këngën “Tirona jonë”, së bashku me tre djemtë e grupit “Ëest Side Family”.
Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai, që nis me vargun “Shumë zhurmë, shumë zhurmë”, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi. Kjo këngë jo vetëm që u bë hit në Shqipëri gjatë vitit 2003, por ndikoi edhe në fitoren që Rama arriti përballë ish-rivalit të tij, kandidatit të së djathtës, Spartak Ngjela. Por do të vinte di të vinte viti 2009 që tradita e këngëve të fushatave të rikthehej me këngën që ende këndohet dhe satirizohet “Shqipëria po Ndryshon” e Partisë Demokratike e kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako.
Partia Socialiste doli me këngën “Çohu” të kënduar nga West Side Family dhe Edi Rama, ashtu si në 2003. Grupi tjetër politik që doli me një këngë fushate ishte G99 e kryesuar nga Erion Veliaj. Ky grup nxorri këngën “Do jemi ne” të kënduar nga Alban Skënderaj. Gazeta “Tirana Observer” sjell sot të gjitha kolonat zanore të fushatave zgjedhore në Shqipëri, por edhe në botë.
ZGJEDHJET E VITIT 2011
Kolona zanore e Lulzim Bashës: Kënga “I Gotta Feeling” e “The Black
Kolona zanore e Edi Ramës: Kënga “Breath and Life” e “Audiomachine”
ZGJEDHJET E VITIT 2009
Kolona zanore e PS: Kënga “Çohu” e kënduar nga West Side Family së bashku me Edi Ramën.
Kolona zanore e PD: Kënga “Shqipëria po ndryshon” e kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako.
ZGJEDHJET E 2007
Kolona zanore e Edi Ramës: “Jehona”, është kënduar nga grupi “West Side Family” së bashku me Edi Ramën.
Kolona zanore e Sokol Olldashit: “Ma kthe qytetin tim”, kënduar nga Ermal Mamaqi, në bashkëpunim me Olsën.
ZGJEDHJET E 2005
Kolona zanore e PS: Kënga “Thunderstruck” kënduar nga AC/DC
Kolona zanore e PD: Kënga “The final countdown” kënduar nga “Europe”
ZGJEDHJET E VITIT 2003
Kolona zanore e Edi Ramës: Kënga “Tirona jonë” kënduar “West Side Family” dhe Edi Rama.
Rama dhe “Tirona jonë”
Edi Rama do të mbahet mend si kandidati që solli një risi të veçantë në fushatat elektorale të zhvilluara në Shqipëri. Kur në vitin 2003 Rama rikandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai zgjodhi një këngë shqiptare si kolonë zanore të fushatës elektorale, në të cilën ai shfaqej vetë si protagonist. Rama këndoi këngën “Tirona jonë”, së bashku me tre djemtë e grupit “West Side Family”. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai, që nis me vargun “Shumë zhurmë, shumë zhurmë”, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi. Kjo këngë jo vetëm që u bë hit në Shqipëri gjatë vitit 2003, por ndikoi edhe në fitoren që Rama arriti përballë ish-rivalit të tij, kandidatit të së djathtës, Spartak Ngjela.