Kolumbi 10-vjecarja lind nje femije

Kolumbi, 10-vjeçarja lind nje femije
Një vajzë 10-vjeçare kolumbiane ka nxitur reagime nga opinioni publik në të gjithë botën, pasi u bë një nga nënat më të reja në botë, duke lindur një vajzë të vogël, të shëndetshme. Nëna 10-vjeçare, e cila jeton në fisin Vayuu në qytetin Manaure, gadishulli “La Guajira”, ishte 39 javëshe shtatzënë kur kreu operacionin cezarian. Kjo ishte hera e parë që ajo kishte takuar një mjek në lidhje me shtatzëninë e saj.

Ajo u paraqit në spital duke qarë pasi kishte hemorragji dhe shumë dhimbje. Mjekët e futën menjëherë në operacion për shkak të moshës së saj. Tani nënë e bijë janë mirë. Megjithëse policia kolumbiane mund ta dënojë babanë e fëmijës, për seks me të një mitur, Kushtetuta e vendit garanton një farë autonomie për fisin Vayuu. Asnjë nga ky komunitet nuk ka pranuar të tregojë emrin e babait të fëmijës. Gazetat kolumbiane aludojnë se mund të jetë një 15-vjeçar, dhe disa të tjera flasin për një 30-vjeçar. Drejtori i spitalit,

Efraín Pacheco Casadiego, tha se: “Ne kemi parë disa rate të tilla. Në një moshë që këto vajza duhet të jenë duke luajtur me kukulla, ato lindin fëmijë. Kjo është shokuese”. Por, Instituti Kolumbian i Familjeve komentoi se duhet respektuar autonomia dhe kultura e këtij fisi, sado tronditëse të jetë ajo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama