Një vlerësim i fundit që është bërë nga UEFA mes 552 futbollistëve që do të luajnë në finalet e "Euro 2016", tregon renditjen e tyre sipas pozicionit në të cilët ata luajnë: Portierë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues.
Klasifikimi është përditësuar duke analizuar gjëndjen fizike të futbollistëve. Analiza bazohet nga forma që lojtarët kanë treguar me klubet në të cilat aktivizohen dhe me kombëtaret e tyre, duke filluar nga data 1 janar.
Bazuar në këtë renditje, asnjë nga lojtarët e Kombëtares nuk ndodhen në 100 futbollistët më në formë, ndërsa në kategoritë me reparte të ndara kuqezinjtë afrohen në klasifikim.
Portierët
Lista e portierëve më në formë kryesohet nga dy gjermanët, Nojer dhe Leno dhe në vedin e tretë vjen Bufon. Interesantë është renditja e portierëve kuqezinj. Portieri i parë i Kombëtares, Etrit Berisha, ndodhet në vendin e 47 dhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, renditet i 45-ti. Ndërsa portieri Alban Hoxha, nuk është përfshirë në listën e UEFA-s.
Mbrojtësit
Tre qendërmbrojtësit më të mirë sipas UEFA-s janë Ramos, Pike dhe Humles. Mbrojtësi i Kombëtares Arlind Ajeti renditet i 28-ti dhe Mërgim Mavraj i 46-ti. Ndërsa disa vende më poshtë renditet kampiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i 69-ti sipas UEFA-s.
Mesfushorët
Kuqezinjtë ndodhen larg në renditjen e EUFA-s edhe në listën e mesfushorëve më në formë. Tri vendet e para mbahen nga Milner, Koke dhe Kros. Në vendin e 40 renditet Migjen Basha dhe Amir Abrashi i 43-ti. Në kategorinë e mesfushorëve me tipare mbrojtëse, Taulant Xhaka mban vendin e 37, Ergys Kace i 44-ti dhe Burim Kukeli i fundit në këtë renditje me vendin e 48-të.
Sulmuesit
Në krye të listës ndodhet Kristiano Ronaldo, i ndjekur në vendin e dytë nga Zlatab Ibrahimoviç dhe Gart Bejl. Për të parë sulmuesit e Kombëtares duhet zbritur në vendin e 40-t, ku gjendet Armando Sadiku dhe në vendin e 42-t renditet Sokol Cikalleshi. Dy sulmuesit e tjerë të Kombëtares, Shkëlzen Gashi dhe Bekim Balaj, renditen në vendin e 51-të dhe të 84-t, nga 86 sulmues gjithsen në turne.