Kombetarja ben porosine per kostume dhe uniforma te reja

Kombëtarja bën porosinë për kostume dhe uniforma të reja

Stafi i kombëtares shqiptare të futbollit ka bërë porosi për kostume dhe uniforma të reja sportive, pasi ato që ka në gjendje aktualisht nuk plotësojnë kërkesat e ekipit.

13493446_1200438246642173_624596347_o

Sipas informacioneve nga grumbullimi i kuqezinjve, futbollistët e kanë tepruar pak me festimet e tyre pas fitores kundër Rumanisë e si rrjedhojë, shumë prej kostumeve civile të lojtarëve dhe stafit janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Për këtë arsye është bërë porosia për kostume të rinj të cilët do të mbërrijnë te kombëtarja në ditët në vazhdim.

Ndërkaq, në pritje për të mësuar nëse do të vazhdohet apo jo rrugëtimi në Europian, FSHF ka bërë porosinë edhe për uniformat që mund të përdoren në turin e ardhshëm.

Është vendosur që të porositet një set i ri uniformash të zeza "fatsjellëse" , duke parë se më këto ngjyra kuqezinjtë kanë arritur dy suksese historike, atë kundër Armenisë dhe së fundmi ndaj Rumanisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama