Komenti i De Biazit para ndeshjes. Formacioni Veseli Gjimshiti

Komenti i De Biazit para ndeshjes. Formacioni, Veseli, Gjimshiti

Xhani De Biazi është i përqendruar në ndeshjen e radhës. Edhe në daljen e djeshme përpara mediave, italiani ka tentuar të zbehë fazën finale të "Francë 2016", për ta vënë theksin te ky 90-minutësh. Në konferencën për shtyp në ambientet e stadiumit ku Shqipëria do të luajë sot testin e fundit përpara Europianit me Ukrainën, trajneri i Kombëtares ka pranuar se do të jetë një ndeshje ku lojtarët do të testohen për sjelljen e tyre në fushën e lojës, përballë një ekipi me nivel, por kurrsesi për të qenë nën presion për rezultatin e ndeshjes.

Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bergamo, Itali, perpara ndeshjes miqesore me Ukrainen pjese e fazes pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. / konferenca e shtypit dhe stervitja. 02 Qershor 2016

Kush pritet të luajë sot?

Do të provohen ata lojtarë që nuk kanë luajtur në miqësoren me Katarin. Dua t'i provoj të gjithë. Të gjithë vijnë nga përfundimi i një kampionati të gjatë dhe me shumë ngarkesë, megjithatë forma e lojtarëve është e mirë. Shumë e vlefshme për ne është që të kemi një qasje të mirë me këtë turne dhe të jemi në një gjendje shumë të mirë psikologjike. Për ne do të jetë si regjistrimi në një shkollë dhe gjendja në ditët e para të saj. Nga njëra anë jemi të entuziazmuar sepse jemi në një shkollë shumë të rëndësishme, mirëpo nga ana tjetër na duhet që të tregojmë diçka më shumë nga vetja. Kjo, pasi të tjerat presin ta bëjnë festë, ndërsa ne jemi atje që t'ua prishim atë.

Në sfidën e parë që është shumë domethënëse për Shqipërinë, do të ketë një tjetër sfidë, ajo e vëllezërve Xhaka...

Po, le të themi që do të jetë një sfidë brenda sfidës. Megjithatë, besoj se kur të zbresin në fushë, do të mbeten vëllezër, por me fanella të ndryshme ku secili do të kërkojë të bëjë më të mirën për flamurin që përfaqëson me atë fanellë që ka zgjedhur të luajë.

xhaka

Në rast të një rezultati negativ me Ukrainën, a do të ndikojë në Europian?

Pikë së pari, përse duhet të mendojmë që do të humbasim? Nuk është e rëndësishme që të futemi në këtë ndeshje me mendimin si do të dalë takimi. Besoj që e rëndësishme është që të arrijmë që të lexojmë edhe ndeshjet e kundërshtarëve, jo vetëm tonën dhe të përpiqemi që të bëjmë interpretimin e duhur. E di gjendjen e lojtarëve, psikologjinë e gjithsecilit dhe se çfarë janë të aftë që të bëjnë, prandaj nuk do të ndikojë aspak në mendësinë e tyre për Europianin, çfarëdo që të ndodhë në këtë miqësore.

E keni studiuar ndeshjen e fundit të Zvicrës ndaj Belgjikës?

E di se çfarë ka ndodhur, por për momentin jam i fokusuar te takimi me Ukrainën.

Frederik veseli

Veseli ka qenë kapiten në kombëtaren e 17- vjeçarëve të Zvicrës, në të njëjtën skuadër ku kanë qenë edhe Xhaka, Shaqiri e të tjerë...

U rikthyem sërish te zgjedhjet... Hmmm... E kam zgjedhur sepse ka bërë një sezon me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Nuk kemi pasur mundësi që ta afronim më parë për një miks arsyesh, mes tyre edhe burokratike. Është një lojtar që e ndjekim prej shumë kohësh. Për karakteristikat që ka, është një futbollist i rëndësishëm si për periudhën imediate, ashtu edhe për të ardhmen e Kombëtares sonë. Është një investim i rëndësishëm.

Keni lënë jashtë Gjimshitin, por si e vlerësoni të ardhmen e tij?

Më vjen shumë keq për Gjimshitin sepse ka qenë me ne në gjysmën e dytë të kualifikueseve. Problemi ishte që nuk ka luajtur prej disa muajsh. E thirra sepse ishte e drejtë që ta bëja, por e pashë edhe vetë që ai nuk kishte gjendjen e duhur fizike. Kam referuar ata lojtarë që kanë gjendje më të mirë fizike sesa të tjerët. Pas pak ditësh fillojmë Europianin dhe nuk kemi kohë për të pritur. Një konsideratë personale për Gjimshitin, është një lojtar shumë i fortë fizikisht për moshën që ka dhe një lojtar i rëndësishëm për Atalantën, apo një ekip të mesit të tabelës në Serinë A.

E shihni veten në të ardhmen në krye të Atalantës?

Është një skuadër serioze, me një program të mirë dhe me një akademi të rinjsh të jashtëzakonshëm. Ka një drejtor sportiv që për mua është mik prej më se 30-40 vjetësh. Unë për momentin jam aty ku jam dhe besoj se do të qëndroj sërish edhe për të ardhmen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama