UEFA e ka cilësuar mëse të merituar fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë në shkrimin e saj për ndeshjen e mbrëmshme.
"Zgjerimi në 24 skuadra i turneut ishte planifikuar gjithmonë që t'u jepte kombeve më të vogla në Europë një mundësi të shkëlqenin dhe Shqipëria e ka treguar se të ashtuquajturit 'të vegjël' mund të tregojnë vlerat e tyre.
Shumë të pafat që nuk siguruan një pikë në dy ndeshjet e para. Këtë radhë përpjekjet e tyre të palodhura dhanë fryte.
Të mbështetur nga një det me fanella të kuqe në tribuna, lojtarët dhe tifozët e tyre kanë qenë një prani e mirëpritur në Francë dhe mund të jenë me të drejtë krenarë, çfarëdo që të ndodhë më pas", shkruhej në komentin e UEFA-s pas ndeshjes.