Komenti i gazetarit te njohur italian Pse jemi bere tifoz me Shqiperine

Komenti i gazetarit te njohur italian: Pse jemi bere tifoz me Shqiperine

Opinionisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni, i ka kushtuar një editorial të veçantë Shqipërisë në faqet e “Quotidiano Sportivo”, duke theksuar se si ajo është kthyer në kombëtaren e dytë për italianët.

Zazzaroni, një opinionist i zakonshëm i rrjetit “RAI” dhe bashkëproducent në emisione si “Quelli che…”, “La Domenica Sportiva” dhe “Dribbling”, gjatë Europianit është opinionisti kryesor i emisionit “Il grande match” në “Rai1”.

Komenti i plotë i Ivan Zazzaronit

Ishte Leisteri i Ranierit që na ktheu kënaqësinë e përrallave të futbollit. Nga Krotone na treguan menjëherë një tjetër të shkëlqyer, dhe në fund të fundit po e jetojmë një edhe tani të gjithë ne, shumë të bukur, falë Kontes i cili dëshiron ta sublimojë me “turmën e kaltër”.

I jashtëzakonshëm është edhe Europiani i Shqipërisë më italiane të të gjitha kohëve, ajo e Xhani De Biazit dhe Paolo Tramezanit, të cilët pikërisht në gjuhën tonë, jo vetëm në fushë, i drejtohen lojtarëve duke ia dalë mbanë që të arrijë rezultate gjithmonë e më historike, të paharrueshëm. Nuk është rastësi që në ditët e kaluara, kryeministri në Tiranë, Edi Rama, një ish-basketbollist, ka thënë se “për imazhin e këtij vendi, kjo skuadër ka bërë më shumë çdo subjekt tjetër, i cilitdo eventi pozitiv”.

Shqipëria është bërë skuadra e dytë për shumë prej nesh, në këto ditë europiane: e ndjejmë më të afërt falë Berishës (Lacio), Hysajt (Napoli), për rendiment mes mbrojtësve më të mirë të turneut, Ajetit (Frosinone), Bashës (Komo) e Memushajt (Peskara).

E ndjekim me më shumë simpati, ndajmë entuziazmin me të dhe deri në sekondën e fundit të ndeshjes me rumunët, kemi shpresuar që të merrte në shtëpi tre pikët të cilat edhe mund t’i sigurojnë kualifikimin e mëtejshëm.

Raporti mes italianëve dhe shqiptarëve nuk ka qenë asnjëherë miqësor, përkundrazi. Vetëm futbolli me veçantinë e tij, atë pak të mirë që ka, arriti ta përmirësonte, të paktën përkohësisht dhe kjo është një përrallë brenda përrallës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama