Komercializimi i Pay Tv ne Shqiperi dhe ne territoret shqipfolese.

Komercializimi i 'Pay Tv' ne Shqiperi dhe ne territoret shqipfolese.
Interviste me Z. Adnand Mahmuti, Drejtor Komercial prane Tring Digital
Platforme Televizive Dixhitale Tokesore dhe Satelitore.

Komercializimi i paketave dhe ofertave te televizionit me pagese, nuk ka si mos te ndjeke nje trend evropian ne rritjen dhe shtimin e ofertave ne drejtim te cilesise se programacionit dhe te shumellojshmerise se kanaleve, por pa harruar edhe teknologjine qe do te strukturoje kete oferte. E vetmja kompani qe po investon ne rritjen teknologjike eshte Platforma Dixhitale Tokesore dhe Satelitore TRING, e cila po pergatit ofertat e saj te fundit teknologjike qe perfshijne IPTV dhe Web TV.

Keshtu, se shpejti, Tring do te renditet si kompania e pare ne Evrope, qe ofron transmetimet e kanaleve dhe programacionit te zgjedhur, ne te kater format me te evoluara te transmetimeve. Kjo do te çoje ne rritjen e numrit te kanaleve deri ne 160, çka perkon me strategjine e saj, qe brenda vitit 2014, te jete platforma me e madhe televizive ne Ballkanin perendimor dhe jo vetem. Teknologjia e avancuar qe ajo po adapton, do te çoje ne transmetimin shumegjuhesh, te programeve ekskluzive. Nje kontribut te jashtezakonshem jep ajo ne territoret shqipfolese, ku perfshihet Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Me daljen e platformes Tring ne treg, u evidentua nje rritje ne cilesi dhe sasi, e kerkeses per “Pay TV”.

Per te theksuar eshte se me daljen e kesaj platforme ne treg, u rrit oferta dhe perzgjedhja e nje programacioni cilesor. Kjo perkon dhe me trendin qe evidentohet ne Itali, France, Spanje dhe pergjithesisht ne ato vende ku konkurrenca eshte e dukshme dhe ka nje rritje ne prodhimin vetjak, te nje programacioni gjithnje e me cilesor dhe te shumellojshem. Kjo perkon edhe me disa te dhena, te cilat e çojne oferten televizive PAY TV, ne nje trend ne rritje te interesit dhe arketimeve, e pare nga kendveshtrimi financiar.

Nuk besoni se kriza e rende  ekonomike, mund ta ngadalesoje kete trend?

Tani per tani, nuk ka sinjale qe kriza ekonomike dhe si pasoje, ndrydhja e konsumeve mund te kete nje ndikim negativ ne sherbimet e televizioneve me pagese. Perkundrazi, mund te kete rritje te se ashtuquajturit “Konsum per Argetimin Shtepiak”. Ofertat e Pay TV, kane arritur te dominojne dhe te permbushin 50-60% te totalit te tregut. Jo te gjithe jane te gatshem te shpenzojne 2500-3000 apo 4000 leke ne muaj, per nje pakete televizive me pagese. Prandaj, edhe pse rritja e ofertave po evidentohet, ne vitin e fundit eshte rritur interesi ndaj ofertave inteligjente ekonomike, si paketa Tring, me plotesimin “gjithçka ne nje”, pa pagesa ekstra ku televizioni kushton 1000-1200 leke ne muaj.

Nga nje studim i tregut Evropian, shohim se rritet interesi ne drejtim te te ashtuquajturit konsum jo linear si per shembull “TV on Demand”. Ç’mund te na thoni?

Po, shumefishimi i sherbimeve qe kane tendencen e diferencimit nga paketat e tjera, do te sjelle nje pasuri ne oferta dhe do te kete tendencen te arrije ate publik, qe me pare ishte i lekundur per sa i perket zgjedhjes se Televizionit analog, Pay TV. Duhet te kemi parasysh se me kalimin ne "Multi-Channel TV" falas ose DTT ose "kanaleve satelitore" falas, rritet jo vetem oferta e kanaleve qe mund te marresh, por edhe oferta e solucioneve fleksibel, qe mundesojne hyrjen ne sherbimet Pay TV.

Mendoni per shembull, Push-Vod, ose  konsumi me pagese i titujve qe memorizohen ne ate kohe ne dekoder, nepermjet memories lokale dhe pastaj te seleksionuara nga klienti diten e neserme, sipas pelqimit te tij. E kam fjalen per nje forme Pay-TV, akoma te panjohur ne vendin tone, por qe eshte e destinuar te kete sukses te madh, pas lançimit qe planifikohet se afermi nga Tring Digital dhe partneres se saj "moter" te IPTV, Tring Comunications. Ne paje, ky sherbim sjell edhe internet dhe telefoni, me cilesi shume te larte dhe me kosto shume te ulet, ku do te ofrohen deri ne 24 Mega, brenda dy viteve te ardhshme. Investimi i konsoliduar, tashme prej rreth 20 milion euro, eshte pikerisht i orientuar drejt nje teresie sherbimesh dhe kanalesh sipas deshires dhe zgjedhjes se klientit.

Nese marrim ne konsiderate te gjitha keto sherbime se bashku dhe pershkrimin e mesiperm, mundesite e klienteve dhe te sherbimeve atraktive nga ky model, eshte me se e qarte dhe e mundur te parashikosh se brenda 2014-es, 50% e familjeve shqiptare, maqedonase dhe kosovare do te perdorin sherbimet e Pay-TV. Sot ne Shqiperi, mund te numerojme shume kanale analoge dhe shume te tjere, qe jane perfshire ne ofertat me pagese.

Ne 2014-en, ky numer do te rritet apo do te asistojme ne ndonje shperberje?

Per mendimin tim, ky numer eshte i destinuar te rritet. Sherbimet qe do te lançohen por qe do te arrijne ne Shqiperi nga jashte, do te korrespondojne edhe me kanale televizive qe do te mbyllin dritaret. Duhet te kemi parasysh se jetojme ne boten multimediale. Kjo do te thote qe sherbimet e internetit do te marrin nje natyre pikerisht televizive, si Web Tv e Tring WEB. Llogaritja e kanaleve do te jete edhe me e veshtire dhe pikerisht per kete arsye do te jemi shume larg asaj qe ne sot e quajme televizion. Nga nje  investigim, veme re se platforma satelitore do te dominoje tregun nese vazhdon te ofroje alternativa te kombinueshme.

Ne baze te ketyre te dhenave, Shqiperia do te kaloje perfundimisht ne Dixhital Tokesor. Kjo mund te sjelle nje renie progresive te televizionit Satelitor?

Sipas mendimit tim, ne fund te 2014-es, sateliti me pagese do te kete 22-24% mbi totalin e numrit te "Familjeve TV", domethene, ka akoma shenja per rritje fale ketij penetrimi te forte dhe peshes se madhe ekonomike mbi tregun e Pay TV. Sateliti do te mbetet shume hapa perpara, si platforme mbizoteruese dhe duket se per kete nuk ka asnje dyshim. Dixhitali tokesor do te jete platforme mbizoteruese ne ambientin e TV "free too air", e bashkangjitur me ofertat satelitore falas. Por do te kete nje rol te rendesishem ne televizionin me pagese; mjafton te mendosh qe jane te shumte klientet aktiv ne Pay TV, ne DT (Dixhital tokesor).

Ju keni marre nje iniciative shume te guximshme lidhur me televizionet kabllore, ne mbeshtetje edhe te organeve shteterore si KKRT, per luften kunder transmetimeve te paligjshme. A nuk rendon kjo nga ana financiare mbi kompanine Tring?

Se pari, do te theksoja se strategjite tona nuk perkojne aspak me kompanite ekzistuese ne treg, te cilat e trajtojne tregun si monopol. Tring, duke verejtur se ne territor kishte shume parregullsi ne menyrat e transmetimeve dhe te marrjeve te te drejtave te programeve te ndryshme, ne vijim te projektit te saj mbi rregullimin e territorit dhe me pas edukimit te ketyre vektoreve, per te shkuar ne drejtim te transmetimeve te ligjshme dhe te bashkepunimeve te mundshme, u ofroi atyre programacionin e saj ne menyre qe te kishin nje burim te ligjshem furnizimi, sepse ndryshimi eshte te objektivat e kompanive dhe te potenciali i tyre.

Jane disa kompani, qe kur i nxjerr nga monopoli, kerkojne te shtrydhin sa me shume tregun, ne menyre qe per sa kohe te garantojne ekzistencen, te rrisin arketimet duke rritur çmimet, por kjo s’mund te ndodhe me nje kompani si Tring, e cila ka shume per t’u ofruar familjeve, partnereve, sikurse i konsiderojme tashme televizionet kabllore dhe vektoret e tjere transmetues, si televizionet lokale te cilet gradualisht po bashkohen me iniciativen me te re te kesaj platforme. Qe te rikthehem tek pyetja juaj, kjo ul hyrjet nga ana financiare,  por rrit numrin e familjeve te cilat transformohen automatikisht ne “Familje Tring”. Mjafton te mendoni se ky sukses ne marredheniet me televizionet kabllore, brenda 6-muajve ka rritur numrin e klienteve Tring, ne 280 mije abonente.

280 mije abonente... eshte nje shifer rekord per nje vit e gjysme aktivitet. Ç’territore perfshin kjo iniciative?

Nuk joshemi, por eshte kenaqesi te evidentosh fuqine e jashtezakonshme te teknologjise dhe programeve Tring, qe me formate te saj si: Dancing With The Star, Apartamenti 2XL, Vip Shpija, etj, krijoi atmosfere ne te gjitha territoret shqipfolese, te lodhura nga idete e ngushta ne zhvillimet komerciale. Ne territoret shqipfolese, Kosove dhe Maqedoni, ne jemi shtrire permes bashkepunimeve shume te frytshme me kablloret me te medhenj duke rritur kerkesen edhe nga Pay TV te tjera, ne saje te programacionit te pasur ne gjuhen shqipe. Perveç ketyre, Platforma Tring, si asnje tjeter ka arritur te bashkepunoje me dy nga IPTV-te me te medha ne ShBA, ndersa ne territorin shqiptar, televizionet kabllore qe transmetojne ne menyre te ligjshme platformen Tring, jane 60.

Ju jeni kompania e vetme qe do te ofroje IPTV, sikurse theksuat pak me siper. Mos valle kjo perkon me iniciativen tuaj per te lidhur kontrata me televizionet kabllore per te pergatitur terrenin, “Nje linje, shume sherbime”?

Tring eshte kompania e vetme e cila ofron ne Shqiperi, Prodhim Programacioni, Televizion, Internet, Telefoni dhe kjo perkon afersisht me ate qe evidenton pyetja juaj. Ne si kompani ofrojme shume zgjidhje, si ne furnizimin me internet, telefoni dhe programacion ashtu dhe ne teknologji, por do te kete shume forma transmetimi si rrjedhoje e bashkepunimit. Kjo do te varet nga mundesite qe do te ofroje projekti yne i ardhshem dhe shumeformesh, i cili do te marre trajte te plote duke filluar nga nentori i ketij viti.

Aftesia e kesaj platforme, perkon me vullnetin e investitoreve te saj dhe te stafit jashtezakonisht te vullnetshem dhe profesional, te cilet se bashku, pavaresisht se kompania konkurrente, shtrengonte kanalet e lira televizive ne territorin e Shqiperise me kontrata ekskluzive absurde,  per te mos lejuar hyrjen e tyre ne transmetimet dixhitale tokesore dhe satelitore te kompanise Tring,  arriten te depertojne ne treg dhe te behen nje nga Pay TV me origjinale dhe me oferten me te mire ne treg per raportin cilesi - çmim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama