Komforti intelektual dhe nje vizite ne kohen e karavidheve

Komforti intelektual dhe nje vizite ne kohen e karavidheve
"Darka e gabuar" ngre dy pyetje: per hapesiren qe i jepet antiteatrit dhe per helmimin e opinionit publik me histori armiqsh qe dje quheshin fitimtare. Regjisori Fatos Haxhiraj dikur e shikonte ndertimin e Rendit te Ri me dylbite e "Epopese se Ballit Kombetar", ndersa sot me ndergjegje antikomunisti ben apel per distancim nga e kaluara.

Ne Shqiperi jane bosh vendet e intelektualit koherent, atij qe nuk bie ne kundershtim me veten. eshte koherenca njera force qe mban rendin e komunikimit mes njerezve. Mungesa e saj ka shkaktuar me perpikmeri demin e helmimit te opinionit publik tek ne: e informimit me nje lloj te vertete ne funksion te interesave te çastit.

2010

Shtator 1943. Italia fashiste kapitullon. Gjermanet vijne per te kaluar ne Shqiperi dhe premtojne "Shqiperi etnike". Goditen duke hyre ne Gjirokaster. Gjenerali Fritz Von Schwabe hyn brenda ne qytet per t'u hakmarre, por sidomos per te takuar nje shok universiteti, nje vella e shkuar vellait. eshte doktor Gurameto i Madh. Gjenerali ndihet i prere ne bese, i kujton mikut shqiptar kodet e vjetra, Nibelunget, Lek Dukaxhin.

Por pranon nje ftese per darke te Gurameto Madhi, madje liron 80 pengje shqiptare ne emer te miqesise se vjeter. Ajo darke shtatori behet akuze per bashkepunim me armikun ne vitet e para te ndertimit te Rendit te Ri. Me pershkallezimin e luftes se klasave darka hetohet nga agjentet e sherbimit sekret si pjese e komplotit me qender hebraike qe kishte per qellim zhdukjen ne mase te udheheqesve komuniste dhe Baba Stalinit! Ne hetimin e Gurametos hyjne edhe oficere gjermanolindore dhe ruse. Deshtimi i hetimit dhe vdekja e Stalinit rendojne "fajin" e humanistit dhe çojne ne ekzekutimin e Gurametos, per te cilin aludohet te kete qene personazh real, bashkekohes i Eqrem Çabejt e Lasgush Poradecit, i nje elite qe u shkollua ne boten gjermanike.

"Darka e gabuar" eshte nje prodhim i Teatrit Kombetar qe pati premiere me 15 maj. Ajo u shpall veper fituese nder disa drama shqiptare ne konkursin e pranveres qe shkoi. Regjisori Fatos Haxhiraj ka bere nje dramatizim te romanit "Darka e gabuar" (2008) te shkrimtarit Ismail Kadare. Vepra eshte zgjedhur per simbol te 65-vjetorit te Teatrit Kombetar. Rishfaqet per kete rast gjate kesaj jave, vetem me ftesa.

Haxhiraj mendon se ka sjelle ne skene nje veper kombetare (shih deklaratat para premieres). Ai thote se i bazuar ne nje ngjarje te vertete, Ismail Kadare ben autopsine jo vetem te qytetit por sidomos te periudhes historike te fillimit te vendosjes se diktatures komuniste, "ketij mashtrimi te madh viktime e te cilit jane ne radhe te pare intelektualet.

Fatkeqesisht, akoma edhe sot, ne nuk jemi ndare nga ajo e kaluar e hidhur. E qindra jane viktimat qe te cilet ende nuk kane nje varr." Ne epilogun e romanit me te njejtin titull, "Darka e gabuar", shkrimtari le te kuptoje se per kete histori kishte marre shkas nga kerkesa qe Bashkimi Evropian i ka bere me 2007 Shqiperise, si gjithe ish-bllokut komunist, per denimin e krimeve te komunizmit, kohe kur u rihap edhe dosja e doktor Gurametos se Madh, i cili i perkiste nje lobi progjerman.

Kadare "shpjegon" se ketij lobi i perkiste "ajka e elites nacionaliste" qe ishte ose "me formim kulturor gjerman ose progjerman". Ishte fjala per Mehdi e Mit'hat Frasherin, per arkitektin Karl Gega, "per Eqrem Çabejn, gjuhetarin me te madh shqiptar, Lasgush Poradecin, poetin me te adhuruar, Pater Anton Harapin, figure e pacenueshme morale, Lef Nosin, dijetarin ne ze...". E permendem kete moment nga romani, sepse flitet per figura, disa prej te cileve kane qene protagoniste armiq ne nje komedi te Haxhirajt: "Karavidhet". Kete teme do ta rimarrim me poshte.

Haxhiraj ka dramatizuar romanin. Me e sakte eshte qe i eshte nenshtruar verberisht romanit, aq sa nuk krijon dot nje cope pavaresi si artist qe eshte per te bere prerje, per te lene jashte gjera s'e kenaqin, per t'u ngritur pertej motiveve e ideve te Kadarese dhe per te bere fluturime fantastike qe ia lejon e drejta si krijues.

Ashtu si njezet e ca vjet me pare me "Kush e solli Doruntinen", Haxhiraj mbetet peng i nje motivi te fabrikuar nga letersia zyrtare: motivi i beses. Ai e ben kryemotiv edhe te drama "Darka e gabuar" duke e interpretuar si element magjie, folklorik e zakonor, fjalen e dhene e bashke me te Kodin e Leke Dukagjinit. Ne kete menyre Haxhiraj ben nje interpretim te pabaze te jetes dhe marredhenieve qe shqiptaret kane pasur mes tyre dhe me boten (perendimi, gjenerali gjerman).

Por eshte nje ngerç i madh estetik per vepren e cila me keto argumente te ceketa per njeriun shqiptar i kthen ato elemente te natyres fantastike (ftesa per darke, ardhja e nje te vdekuri per darke, dyzimi i Gurameto Madhit) ne elemente arbitrare. Jane arbitrare sepse regjisorit tone nuk i intereson se ç'ndodh ne boten e nje njeriu nen hetim. Haxhirajt i intereson interpretimi politik dhe politizimi i teatrit. Ai merret me rrjete boterore spiunazhi, me baba Stalinin, Enver Hoxhen, duke perdorur nje antiestetike me te cilen gjoja ve ne ve ne loje "personazhet teresisht negative", te ulet, dinake.

"Darka e gabuar" ngre dy pyetje. Cila deshire, cila ambicie profesionale e drejtuesve te Teatrit Kombetar i jep hapesire antiteatrit?

Elementet e tjere te "Darkes se gabuar" eshte e kote te merren me radhe ne analize kur vepra vete, dramatizimi, ka lindur i vdekur. Kjo nuk do te thote se u pa ndonje shenje jete tek muzika e Gjebrese qe futet vend e pavend; tek skenografia e Taulant Pustines qe dyshon tek vetja: krijon mure me gure butaforike, po fut edhe nje projektor per te dhene nje qytet me mure e gure; kostumet e Durim Nezirit, te cilit i kishte ikur duarsh Artan Imami (Shaqo Mezini ne rol, hetues ne vitet '50) i veshur me kostum nga koleksionet me te fundit; apo zinxhiri vezullues floriri, alla bad guy, i Bujar Asqeriut (ne rol Gurameto i Madh); perdorimi i pandergjegjshem i flashback-ut. Nuk ka asgje nga atmosfera e qytetit qe pershkruhet ne roman, sidomos nga ajo pjese ku qyteti vihet perballe zonjave te tij.

Pyetja e dyte qe ngre vepra eshte e karakterit etik. Regjisori Fatos Haxhiraj dikur e shikonte ndertimin e Rendit te Ri me dylbite e "Epopese se Ballit Kombetar", ndersa sot me ndergjegje antikomunisti ben apel per distancim nga e kaluara. Çfare duhet me shume se kaq qe ky qendrim te mos quhet i helmuar dhe qe e verteta te mos jete pare ne funksion te interesave te çastit te nje arti konformist? Meqe regjisori ben apel per distancimin nga mashtrimi ne te kaluaren, po kthehemi per atje ku kerkon zeri. Po ndalemi tek viti 1979, kohe kur Fatos Haxhiraj vinte ne skene komedine "Karavidhet" bazuar ne poemen "Epopeja e ballit Kombetar". Pikerisht "Karavidhet" sepse regjisori si te ajo veper si tek "Darka e gabuar" i referohet te njejtes epoke historike.

1979

"Komedia nis me kapitullimin e Italise fashiste. Balli po e shikonte se po i ikte pushteti nga dora dhe kerkonte rrugedalje. Rrugedalja ishte te mashtrohej populli duke u ngritur kunder miqve te djeshem, pra Italise fashiste. Populli nuk u mashtrua dhe "Balli" u kthye ashtu si ishte nisur. Erdhi nazizmi gjerman dhe ata per te ruajtur lekuren dhe pozitat e tyre u bashkuan me te. Bashkimi me okupatoret shpejtoi vdekjen dhe fundin e perbashket te tyre. Populli u inkuadrua ne Frontin Nacionalçlirimtar qe udhehiqej nga Partia Komuniste Shqiptare. Ky front jo vetem qe shporri okupatorin, por shkaterroi dhe organizaten tradhtare te Ballit.

Finalja e komedise qe mbaron me çlirimin e Tiranes, eshte nje finale optimiste dhe kuptimplote." Kjo cope teksti eshte marre nga revista "Teater" Nr 1. -1979 ku Fatos Haxhiraj flet per "Platformen regjisoriale per komedine "Karavidhet" e cila u vu ne skene nga Haxhiraj ne vitin 1979. Ne platformen e tij ai sqaron se eshte bazuar poemen satirike "Epopeja e ballit kombetar" e Shefqet Musarajt i vitit 1944, "nder veprat e para te rendesishme letrare qe shenon fillimin e letersise se realizmit socialist." Thote gjithashtu se ngjarjet qe paraqiten ne te jane te jetuara dhe personazhet te njohur historikisht. Personazhe reale jane Mithat Frasheri, Ali Kelcyra, Qazim Mulleti, Abaz Ermenji, apo personazhe "fiksionale" si gjenerali gjerman "njeri i vrazhde, cinik dhe perbuzes".

Armiku te "Karavidhet" eshte qesharak, i ulet, dinak, demprures, djallezor, kembengules ne ligesite (cilesime te Haxhirajt) ndersa te "Darka e gabuar" eshte pare ne kampin e humanizmit. Edhe gjenerali gjerman pavaresisht kryqit te thyer ne krah, plageve te luftes etj., "eshte tjeter gje", eshte nje mik. Autori i inskenimit te "Karavidheve" shkruan se eshte nisur nga pozita optimiste... per te pasqyruar problemet ne veper eshte bazuar ne ideologjine e partise dhe eshte mbeshtetur fort ne tabanin kombetar.

Stacioni i krizes

I pyetur ne nje konference per shtyp per transparencen e vendimeve te bordit dhe te çdo lloj vendimi tjeter qe ka te beje se paku me repertorin dhe programin (gazetarit nuk i jepet e drejta per t'u njohur me çeshtje financiare dhe te buxhetit te teatrit), drejtori i Teatrit Kombetar dha nje pergjigje rutine, ndersa nje aktor mori poze sikur donte te thoshte "kush ha kumbulla e kujt i mpihen dhembet." U be kohe qe Teatri Kombetar eshte ndalur ne nje stacion krize. Kujtojme "Kembanat e muzgut" e Teodor Laços, "Antigona kerkon te atin" e Mihal Luarasit, "Hijet e nates" e Vedat Kokones, apo edhe me heret "Nata e trokitjeve mbi xhama" e Dhimiter Anagnostit.

Shenje e krizes eshte mendimi i ngulet se vepra te ketij lloji, si "Darka e gabuar", "vepra kombetare", autore shqiptare qe operojne me tema te tradites dhe te truallit shqiptar, japin me shume siguri per identitetin e lekundur dhe gjendjen ku jemi, po edhe sallen e mbushin me mire. Programuesve te teatrit u mungon kurioziteti dhe fantazia ne zgjedhjet qe bejne. Per fat te keq kesaj i pergjigjet edhe publiku. Perndryshe si mund ta shpjegosh qe nje veper e ketij niveli si "Darka..." mbush sallen dhe duartrokitet gjate?

Pas premieres se "Darkes se gabuar" pati nje aktor qe nuk doli ne skene te pershendetej me publikun. Ka menduar se nuk e meriton? Edhe ne mos qofte keshtu, edhe sikur veprimi i tij te mos kete lidhje me nje gjest fisnik, heret a vone aktoret e trupes se Teatrit Kombetar qe mbajne familjet me kete pune do te vihen perballe nje ndjenje pergjegjesie per konformizmin dhe per perdorimin qe po iu behet nga dramaturge dhe regjisore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama