Komisioni i Ekonomisë, ka miratuar propozimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shkarkimin e ish-Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani dhe të Inspektores së Përgjithshme, Elivar Golemi.
Në një deklaratë për mediet, kryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Erion Braçe, ka pranuar: “Komisioni ka gjetur në përputhje me ligjin, propozimin e Këshillit Mbikëqyrës dhe e ka miratuar atë në unanimitet të plotë”. Braçe ka pohuar se arsyeja që ka sjellë edhe këshilli, ka qenë shkelje e etikës në detyrë dhe cenimi i interesave të Bankës së Shqipërisë.
Brace njoftoi më tej, se në seancën plenare të radhës, pritet që relacionet të jenë në Kuvend. “Më pas do vijojmë me procedurat për emërimin e drejtuesve të rinj. Relacionet e komisionit do t’i paraqiten javën që vjen Kuvendit, për të nisur nga puna për emërimet e reja”. Ndërkohë, Komisioni votoi dhe për shkarkimin e krye-inspektores Elivar Golemi.