Komisioni i Etikes nis gjyqin ja tri ndeshjet nen hetim ne Shqiperi

Komisioni i Etikës nis gjyqin, ja tri ndeshjet nën hetim në Shqipëri

Kampionati i kaluar i Kategorisë së Parë do të mbahet mend gjatë, për ndeshjet në shumicë të trukuara dhe akuzave të pafundme për tolerime dhe paracaktime rezultatesh. Një megaskandal që përfshiu thuajse të gjithë aktorët e kësaj gare. Kjo bëri që Komisioni i Etikës pranë FSHF-së të mblidhej dhe të diskutonte në lidhje me këto takime.

etika-1024x576

Dhe në ditët e fundit të majit, Etika lajmëroi zyrtarisht se nisi hetimin në lidhje me sfidën Turbina-Pogradeci(8- 3). Por, që nga ajo kohë nuk pati më mbledhje dhe zhvillime në lidhje me këtë çështje, pasi e gjithë vëmendja u spostua te kampionati europian në Francë, ku për herë të parë merrte pjesë edhe Shqipëria. Tashmë, duket se të gjithë në Federatë i janë rikthyer punës.

Mbledhja

Dhe Komisioni i Etikës ka rifilluar punën me dorë të hekurt. Përveç sfidës së luajtur në Cërrik dhe që është zyrtarisht nën hetim, në listë janë shtuar edhe dy sfida të tjera që gjithashtu i përkasin kampionatit të Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së 21-të, Erzeni-Kamza(3-4), dhe për sfidën e javës së 27-të dhe të fundit, Luftëtari-Apolonia (2-1).

turbina pogradeci 8-3

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Etikës thirri për t'iu dhënë shpjegime dhe sqarime të gjithë zyrtarëve të këtyre tri ndeshjeve. Gjithashtu, janë pyetur edhe zyrtarë dhe drejtues të klubeve të përfshira në këto takime që për këtë Komision konsiderohen të dyshimta. Burime brenda mbledhjes kanë bërë të ditur se ka pasur edhe ngritje tonesh apo batuta të ndryshme. Një histori që sapo ka nisur dhe pritet se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

erzeni - kamza 1-1

Trajnerë, presidentë, lojtarë, administratorë dhe zyrtarë të ndryshëm, pjesë e klubeve të Kategorisë së Parë, u përfshinë në një lumë akuzash mes tyre në javët e fundit të kampionatit të kaluar. Shumë takime u konsideruan si të trukuara, në një kohë ku rezultatet ishin qesharake dhe golat shënoheshin me telekomandë. Tashmë, në një situatë të tillë, Komisioni i Etikës ka vendosur të reagojë dhe të pyesë të gjithë zyrtarët në lidhje me këto takime që dyshohen si të trukuara.

Gjatë gjithë këtyre viteve funksionim të Komisionit të Etikës janë dhënë vendime ku janë dënuar vetëm lojtarë dhe jo klube. Tashmë, pritet të shihet se çfarë do të vendosë në lidhje me ekipet e përfshira në takime ku dyshohet se ka pasur trukim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama