Seanca e radhes e Komisionit për lëvizjet në policinë e shtetit ka marrë një tjetër rrjedhë ditën e sotme, kur opozita, nga e cila drejtohet ky komisionin, ka paraqitur një video të marrë nga momentet e vrasjes së Flamur Pislit, shqiptarit i cilin në vitin 1999 mori peng një autobus në Greqi, duke akuzuar drejtpërdrejt drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi si të përfshirë në vrasjen e një pasagjeri të pafajshëm në momentin e ndërhyrjes së policisë shqiptare për neutralizimin e pengmarrësit.
Deputeti i PD, Flamur Noka që ka prezantuar videon në fjalë, ka theksuar se PD do ta paraqesë këtë provë në prokurori, ndërsa shtoi se në pamje duket qartë se bëhet fjalë për mungesë të theksuar profesionalizimi nga ana e policisë dhe pjesëmarrje ne krim.
Mazhoranca u largua më herët nga komisioni pasi nuk ishte paraqitur raporti përfundimtar ashtu siç ishte rënë dakord më parë.
Në nje deklaratë për mediat, deputeti i PS, Taulant Balla u shpreh mungesa e nje raporti perfundimtar tregon se opozita, që e kërkoi vete këtë komision, nuk ka prova për akuzat që ka ngritur ndaj qeverisë për lëvizjet në polici.