Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ka qenë ai ideatori i fanellave të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe se i ka dizajnuar ai, kompania "PIK Creative" ka ripostuar në adresën e saj në rrjetet sociale mesazhin e 29 janarit, kur kishte bërë prezantimin e modelit "Triumfi" te bluzave bashkë me FSHF.
"Ti Shqipëri më jep nder! Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016, ideuar dhe dizajnuar nga PIK Creative. Fanella e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm", shkrihej në këtë postim, të shoqëruar me skicat dhe detajet e punimit të fanellave.