Kompjuteri i se ardhmes sa nje kub sheqeri

Kompjuteri i se ardhmes, sa nje kub sheqeri
Një kërkim që është në zhvillim e sipër mund të reduktojë përmasat e procesorëve të një superkompjuteri në atë të një kubi sheqeri. Sipas shkencëtarëve të IBM, projekti do të bëjë që shumë kompjutera të qëndrojnë mbi njëri-tjetrin si një mullar dhe të ftohen duke u ujitur me ujë. Synimi është që të reduktohet përdorimi i energjisë së kompjuterit dhe jo thjesht reduktimi i përmasave të tyre.

Rreth 2 për qind e energjisë botërore konsumohet nga ndërtesat dhe kompjuterat e ndezur që ndodhen në to. Duke folur në laboratorët e IBM-së në Zyrih, doktori Bruno Michel tha se kostoja e kompjuterit të së ardhmes do të varet tek kredencialet jeshile dhe jo tek shpejtësia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama