Fama e tij u plotësuar gjatë Gaming Life Expo në kampionatin botëror të kësaj loje në Las Vegas.
Ai u krijua në laboratorët e universitetit të Alberta, në Kanada dhe u vu në provë me gjashtë lojarët profesionistë në sitin Stoxpoker. Nick Grudzien, Kyle Hendon, Rich McRoberts, Victor Acosta, Mark Newhouse, IJay Palansky e Matt Haërilenko, të gjithë këta lojtarë të njohur u përballën me një kundërshtar të fortë, të denjë për standardet e tyre.
Pa syze dielli dhe kapuç në kokë, por vetëm me ca drita përmes të cilave ishte e vështirë të dalloje nëse kishte dyshime për ndonjë bllof të mundshëm.
Ndeshjet u luajtën me disa kushtëzime që minimizion mjaftueshëm atë që shumë e quajnë fat të lojës.
Polaris 2.0 luajti me secilin prej lojtarëve në një variant të quajtur "Duplicate limit Hold\'em". Letrat që servireshin për kompjuterin në një seksion ishin të njëjta me ato që servireshin për lojarët humanë në seksionin tjetër. Njësoj si ndodh në turnetë e bridge.
Në lojë u vunë 2 mijë dollarë. Në fund të cdo loje, rezultati ishte i pabesueshëm. Kompjuteri fitonte gjithmonë e më shumë.
Finalja në fakt nuk ka lënë asnjë dyshim. Polaris fitoi tre ndeshje, humbi dy dhe barazoi një. Një triumf e quajtën profesionistët, ndërkohë krijuesit u entuziazmuan dhe vazhduan me punën e tyre për përmirësimin e krijesës. Tani Polaris 2.0 është një nga makinat më të famshme në botë.
Nga : Shekulli Online