Por nëse nga njëra anë kujdesi për pamjen e jashtme e bën të ndihet mirë një grua, nga ana tjetër mjafton një diskutim me partnerin, flokët jo të krehura siç duhet, apo fustani jo i përshtatshëm për të prishur humorin. Por për të kuptuar më mirë se çfarë ndikon më shumë në humorin pozitiv dhe negativ të një gruaje duhet t’i analizojmë të gjitha me radhë. 64 për qind e të intervistuarave (thuajse dy e treta) një kohë e bukur dhe me diell në mëngjes, i bën ato që të kenë një gjendje të mirë shpirtërore. Hapi tjetër është kujdesi për veten. Lyerja, luku, veshja e duhur. Sipas 35 për qind e të intervistuarave kjo është vetëm një mënyrë për t’u ndier e rregullt, sepse për t’u ndier mirë me veten duhet me doemos të rritet edhe vetëvlerësimi. Pothuajse të gjitha gratë e përfshira në sondazh treguan se vetëm nëse vetëvlerësimi ishte në shkallë shumë të lartë atëherë gjithçka dukej më optimiste dhe më e lehtë për t’u arritur. Pastaj e si nuk mund t’u kushtohet vëmendje komplimenteve. Për 41 për qind të fermave komplimentet ishin ilaçi më i mirë për të ngritur humorin. Një kompliment (edhe banal) vlen gjithmonë.
"Kush e merr, ndihet i vlerësuar dhe i kushton rëndësi atij që ia ka dedikuar. Kështu që interesi është reciprok", nënvizojnë psikologët. Nëse dëshironi që personi tjetër ta kuptojë që ju e pëlqeni, komplimenti është gjëja e dytë që duhet të bëni. E njëjta gjë ndodhte edhe me mesazhet si e-mail-et apo sms. Kjo për 35 për qind të fermave pjesëmarrëse në sondazh ishte perfekte për t’i bërë t’i shihnin gjërat me sy më pozitiv. “Në një botë ku jetët tona janë plot me angazhime dhe shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë, është e natyrshme për ne të përqendrohemi tek ato që mund të kontrollojmë, si për shembull aspekti ynë fizik. Por, më tepër se një mënyrë për t’u bërë tërheqëse për seksin e kundërt, për gratë kujdesi për veten u shërben atyre për t’u ndier të sigurta në vetvete.
Nëse mendojmë se flokët dhe makijazhi janë në rregull ose nëse jemi të kënaqur me fustanin që kemi veshur kjo jo vetëm që ka “pushtetin” për të ndryshuar humorin tonë gjatë ditës, por mund të ketë efekt pozitiv afatgjatë në vetëvlerësimin tonë”, tregon psikologia Pam Spurr. Një koment ky i mbështetur nga pjesa më e madhe e grave që deklarojnë se në një botë ku gjithçka është detyrë, ku ditët janë të mbushura me mijëra angazhime, edhe një ndryshim i vogël nga rutina, bërja e diçkaje spontane mund të ketë efekte pozitive. “Gratë janë shumë të ngarkuara dhe të shpërndara në shumë drejtime dhe gjëra të ndryshme. Shpesh jeta e përditshme nuk lejon shumë ndryshime në rutinën që na përfshin, kështu që nuk ka asgjë për t’u habitur nëse kemi gjithmonë dëshirë për spontanitet. Të ndryshosh zakonet e përditshme na ndihmon të ndiejmë se po e jetojmë jetën plotësisht. Janë gjërat e thjeshta që bëjnë diferencat në jetën tonë: një darkë jashtë me miqtë, apo një kompliment i bukur shpesh mund të largojnë lodhjen e një dite të gjatë e të lodhshme”.