Komunikimi eshte talenti i lindur

Komunikimi eshte talenti i lindur
Një raport i “Wall Street Journal” ka treguar se arsyeja e vetme më e madhe që njerëzit dështojnë për të avancuar në karrierën e tyre është mungesa e aftësive të mira komunikuese. Të jesh një komunikues i mirë është një aftësi natyrale vetëm për pak njerëz. Shumë prej duhet të punojnë për ta arritur këtë

A jeni ndonjëherë i ngadaltë për të komunikuar me të tjerët në punë? Atëherë ju mund të keni vështirësi komunikimi, një term i përdorur për të përshkruar profesionistët, që janë të zotët në shumë fusha në punën e tyre, por kanë problem me komunikimin. Nëse ky problem ju duket i njohur, ju nuk jeni vetëm. Në fakt, një raport i “Wall Street Journal” ka treguar se arsyeja e vetme më e madhe që njerëzit dështojnë për të avancuar në karrierën e tyre, është mungesa e aftësive të mira komunikuese.

Ka disa shenja që ju mund të përdorni për të përcaktuar nëse ju apo të tjerët jeni duke penguar një proces komunikimi. Ato fillojnë duke pyetur veten nëse ju:
Përdorni gjuhën e dykuptimtë të trupit

Kujtohuni, se kur ju komunikoni, nuk janë vetëm fjalët që përcjellin mesazhin, por ajo që ekspertët e medias e quajnë “krijimi juaj”. Kjo merr nën kontroll gjithë elementët e trupit tuaj. Për shembull, nëse qëndroni me shpinën gjysmë të kthyer ndaj dikujt, nëse vazhdimisht shikoni larg, nëse koka juaj është e ulur ose nëse dukeni sikur mezi po prisni të ikni, gjuha e trupit po ju dërgon një sinjal se ju nuk jeni të interesuar për të mbajtur një bisedë.

Momente heshtjeje

Herën tjetër që do të zhvilloni një bisedë me ndonjë kolegun tuaj mbani mend se sa herë ju qëndroni të heshtur, heshtjet periodike i lejojnë njerëzit të bëjnë pyetje, të kuptojnë se çfarë jeni duke thënë dhe të ofrojnë idetë e tyre.

Flisni shumë shpejt

Kjo është një nga pengesat më të zakonshme të komunikimit. Anasjelltas, një ligjëratë e servirur ngadalë nënkupton fjalë të zgjedhura mirë dhe forcon rëndësinë e mesazhit që ju përcillni. Po ashtu, të flasësh me njerëzit jo në mënyrë të shpejtë i jep dëgjuesve kohë të përvetësojnë atë çka ju keni thënë.

Flisni me mjetet

A luani me stilolapsat, kruani kokën, kërcisni gishtat apo pastroni fytin kur jeni duke folur me dikë? Këto mënyra të veçanta mund të jenë të pavullnetshme, por ato mund të mërzisin të tjerët, çka i bën ata t’ju shohin me më pak seriozitet.

Kontakti me sy

Kur ju bëni kontakte me sy, ju jeni duke i treguar dikujt se ju jeni i interesuar për atë, se ju mendoni që ky person është i rëndësishëm, dhe se ju doni të dëgjoni se çfarë ai apo ajo ka për të thënë.

Mos flisni me fjalë të mëdha

Aristoteli ka thënë: “Mendo ashtu si të zgjuarit bëjnë dhe fol ashtu si njerëzit e zakonshëm bëjnë”. Mos përdorni fjalët e mëdha apo të paqarta. Nëse të tjerët duken konfuzë sa herë që ju hapni gojën, ju mund të jeni fajtor për shkak se flisni shumë, një tjetër pengesë komunikimi që i çon njerëzit të gjejnë fjalorin më të afërt.

Ndërprerja

Njerëzit që ndërpresin të tjerët në mes të fjalisë jo vetëm që përçojnë një mesazh të pakëndshëm (nuk më bëhet vonë se çfarë po thua), por ata gjithashtu e nxjerrin veten jashtë procesit të komunikimit. Kujtoni që komunikimi është një shkëmbim, dhe ne mësojmë më shumë nga dëgjimi se sa nga të folurit.

Të jesh një komunikues i mirë, është një aftësi natyrale vetëm për pak njerëz. Shumë prej duhet të punojnë për ta arritur këtë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama