TIRANË, 12 Tetor/ATSH/.- Disa mijera qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.
Brohorima , duatrokitje, urime , kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve.
Sportadashës, të rinj e të reja, janë në pritje të nisjes së nje koncerti të madh, i organizuar nga Digitalb ne nderim te fitores se madhe e e cila coi Shqiperine ne Kampionatin Europian, France 2015,
Ne kete koncert do të jenë të pranishëm dhe futbollistët e ekipit tonë kombëtar, pas takimeve që këta të fundit do të zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bujar Nishani.
Në shesh, sportdashës, të veshur kuq e zi, kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por dhe nga Kosova e Evropa. Ndërkohë, grupe valltaresh interpretojnë nën ritmin e këngëve popullore, ndërsa në koncert pritet të performojnë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Flor Mumajesi, Elvana Gjata, etj./a.s/f.n.