Konferenca e Grave Lidere ne Izrael Xhixho Fuqizimi ekonomik i grave rol kyc per zhvillimin

TIRANË, 26 Tetor/ATSH/.- "Promovimi i Barazisë Gjinore nëpërmjet fuqizimit Ekonomik" ishte tema e Konferencës së 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere, e mbajtur në Haifa (Izrael), ku ishte e pranishme dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho.

Ky aktivitet, që organizohet çdo dy vjet nën kujdesin e UN Women, UNDP dhe nga Agjencia Izraelite për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, mblodhi gra lidere nga Izraeli, Danimarka, Japonia, Rumania, Suedia, Meksika, Paraguaj, Lituania, Nepali, Maqedonia, Kazakistani, Gjeorgjia, Panama, Peru, Tanzania, Angola etj.

Në përshëndetjen e saj, zv/ministrja Xhixho theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, ndaj e vuri theksin tek mbështetja e tyre me më shumë programe kombëtare dhe lokale për përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gratë duhet të mbështeten për hapjen e bizneseve të reja përmes politikave nxitëse, theksoi Xhixho./a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama