Konferenca e Kryetareve vendos ringritjen e dy komisioneve hetimore

TIRANË, 22 Tetor/ATSH/.- Konferenca e Kryetarëve vendosi të enjten të ringrejë dy komisionet hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, ai "Për verifikimin e bllokimit të sistemeve elektronike tatimore" dhe komisioni "Për emërimet në administratën publike".
Ndonëse dy komisionet e kërkuara nga opozita janë miratuar më shumë se një vit më parë, ato nuk kanë funksionuar, duke i djegur dhe afatet kohore të punës së tyre. Vendimi i sotëm i Konferencës së Kryetarëve i hap rrugën rinisjes së veprimtarisë hetimore, e ndërprerë në muajt e parë të këtj viti.
Komisioni "Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore", kryesohet nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, ndërsa komisioni "Për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore", drejtohet nga deputeti demokrat, Genc Pollo. /a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama