U mblodh Federata Europiane dhe dha vendimin: Shqipëria humbet në tavolinë 3-0 ndaj Serbisë. Turp, skandal, mëkat, degjenerim, padrejtësi, lajthitje e Platinisë me shokë. Njësoj si në 1913-ën ku Fuqitë e Mëdha me një të rënë të lapsit kënaqën orekset e Serbisë duke i dhënë Kosovën dhe Greqisë duke i dhënë Çamërinë. Edhe pas 101 vitesh "Fuqitë e Mëdha" vazhdojnë bëjne padrejtësi ndaj shqiptarëve.
Dhe të mos ishte për SHBA-në, as sot që flasim Kosova s'do të ishte e pavarur sepse Europa plakë është po ajo që ka qënë prej shekujsh. Mos të lejojnë tifozat në fushë, të mos pranojnë të përdorësh simbolet kombëtare, racizëm i paster i gjithë stadiumit kundër shqiptarëve, dhuna e tifozëve që zbresin në fushë, dhuna e forcave të sigurisë ndaj lojtarëve tanë dhë në fund të dënosh Shqipërinë kjo është çmenduri. Po si mundeshin lojtarët të riktheheshin në fushë për të luajtur kur u dhunuan fizikisht dhe verbalisht?!
Ata vërtet janë pasardhës të Gjergj Kastriotit por kishin shkuar në Beograd për të luajtur futboll dhe jo për të luftuar me shpata dhe shigjeta! Ku është parë e dëgjuar diçka e tillë në Botën moderne?! Por ky vendim skandaloz ishte paraprirë nga deklarata e Michel Platini që fantazonte se në drone -in mund të kishte patur dhe bombë!!! I nderuar kreu i EUFA-s po sikur babai yt të kishte përdor prezervativ?!!! Kjo është një maskaradë në mes të ditës, në mes të Europës . Në 2013-n paraardhësit e Platinisë na morën padrejtësisht Kosoven dhe Çamërinë, ndërsa tani në 2014-n, meqë Serbia ska më Kosovën po ia kompensojnë me gjëra të tjera. Unë uroj dhe shpresoj që në Apel ky vendim të zhbëhet përndryshe do jetë një preçedent i rrezikshëm ku dhunuesit e fushave, racistët bëjnë ç'të duan dhe marrin 3-pikëshin në tavolinë. Dhe për ta mbyllur po ju sjell në vëmendje një shëmbëlltyrë të Biblës.
Nja baba kishte dy djem. Kur u rritën djemtë, ua ndau pasurinë përgjysmë. I pari mori paratë dhë u nis të bridhte në vende të ndryshme duke bërë qejf. Ndërsa djali tjetër mori pasurinë e ruajti atë, punonte natë e ditë për ta shtuar. Pas 10 vitesh djali plangprishës kthehet në shtëpi i katandisur si mos më keq dhe të gjithë lekët i kishte bërë rrush e kumbulla. Babai i tij u gëzua jashtë mase dhe bëri një festë të madhe, theri 10 qengja dhe ftoi gjithë fshatin. Djali tjetër i mërzitur i thotë të jatit: Baba unë të kam qëndruar pranë, kam punuar me përkushtim nuk i kam prish lekët perbiles i kam shtuar dhe ti asnjëhere ske therur as edhe një qengj për nderin tim. Babai buzëqesh dhe i përgjigjet: Djalin e madh e dija të humbur dhe e rigjeta, ndërsa ty stë kisha humbur asgjëherë.
Prandaj dhe kjo puna e Serbisë që i japin 3-pikëshin apo që po e bëjnë anëtare të BE-së edhe pse serbët as ua ndjen për Europën pasi ata duan Rusinë është si puna e djalit plangprishës. Ndërsa ne shqiptarët që edhe dielli themi se lind nga Perëndimi jemi djali që bëjmë detyrat siç duhet , i rrimë lepe peqe Europës dhe Ata as që kujtohen për Ne.