Trajneri i Interit Roberto Mançini ka konfirmuar qëndrimin e tij me zikaltrit edhe në sezonin e ardhshëm. Pas disa rezultave të dobëta të Interit në javët e fundit në Serinë A, ishin shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij. Por sot ka qenë vetë trajneri i cili ka konfirmuar se do të qendrojë në drejtimin e skuadrës.
"Me 100 për qind të mundësive do të qendroj te Interi. E ndiej besimin e shoqërisë, me Tohir (presidentin) kemi folur edhe dje",-ka thënë Mançini sipas "Corriere dello Sport".
Trajneri italian ka folur edhe për përfshirjen e emirit të tij si një prej kandidatëve të mundshëm për të drejtuar kombëtaren italiane.
"Të drejtoj kombëtaren italiane është një prestigj. Nese do më ndodhte mua, do të mendohesha. Nuk të ndodsh shpesh, është e vështirë ta refuzosh",-ka shtuar ai.
Ndërsa performancën e ekipit e ka vlerësuar me notën 6.5 duke e lidhur këtë me rritjen e pësuar në krahasim me një vit më parë. Por paçka këtij vlerësimi, Mançini është treguar edhe i pakënaqur, pasi sipas tij, ky nuk është një vlerësim që pritet prej Interit.