Armenia ka bërë të ditur se do të bojkotojë Festivalin e Këngës Eurovizion – organizues i të cilit do të jetë fqinji i saj, Azerbajxhani. Gagik Bunatina, drejtori i Televizionit Publik armen, i cili organizon hyrjen e Armenisë në garë, nuk ka dhënë detaje mbi vendimin, duke thënë vetëm se “këngëtarët armenë nuk do të shkojnë në Baku”. Në muajin shkurt, rreth 20 këngëtarë armenë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Unionin e Transmetimeve Evropiane, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në Eurozvizion, pasi një ushtar armen është qëlluar për vdekje nga snajperistët azerbajxhanas, në kufirin Armeni-Azerbajxhan. Dy vendet janë në konflikt për tri dekada të tëra, për shkak të territorit separatist të Nagorno Karabakut – një rajon ky i populluar me shumicë armene në brendi të Azerbajxhanit. Vendin tone ne kete festival te kenges do ta prezantoje Rona Nishliu me kengen “Suus”.