Kongresi i Manastirit per here te pare ne gjuhen maqedonase

'Kongresi i Manastirit', per here te pare ne gjuhen maqedonase
 Në kuadër të aktiviteteve të Muzeut të Manastirit për të shënuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Manastir u promovua libri “Kongresi i Manastirit”, i akademikëve të njohur shqiptarë: Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, bën të ditur Radio Vala.

Ky libër është botuar në shqip për herë të parë më 1968, pastaj më 1978, 2004 dhe 2008, ndërsa tani në Manastir ribotohet për herë të pestë, por këtë herë në gjuhën maqedonase. Qëllimi i botimit të këtij libri është, që opinioni publik e shkencor maqedonas të njihet për këtë pjesë të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Reçensentë dhe promotorë të librit ishin prof. dr. Vlado Popovski dhe prof. dr. Muzafer Bislimi.

Mes të tjerash, prof. Vlado Popovski theksoi se, “janë të rrallë shembujt, ku masat e gjera popullore kanë rrokur armët për mbrojtjen e “Alfabetit Kombëtar dhe “shkronjave kombëtare”, siç ishte rasti me Shqiptarët. Prof. Muzafer Bislimi theksoi se, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Alfabetit hapën rrugën drejt emancipimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe si sekretar shtetëror premtoi përkrahje të mëtejshme për Muzeun e Alfabetit në Manastir dhe në përgjithësi për botimet dhe kulturën shqiptare në Maqedoni, "përkrahje që vazhdimisht është në rritje si në sasi, ashtu edhe në cilësi", theksoi ai.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama