Konkursi per administraten publike Harito Proces transparent 16 mije aplikime ne 2015

Jam evropian ,konkursi i DAP.Foto Flor Abazaj (4)TIRANË, 20 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. "Gjatë vitit 2015 kanë aplikuar rreth 16 mijë kandidatë për 800 vende pune në administratën publike", bëri të ditur ditën e martë, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

Jam evropian ,konkursi i DAP.Foto Flor Abazaj (3)E pranishme në çeljen e konkursit për punësimin e specialistëve në administratën publike, sektori i njësive të integrimit, që po zhvillohet në sallën Ilira në qytetin Studenti, ministrja Harito tha se pjesëmarrja e madhe buron si rrjedhojë e besimit që qeveria frymëzon tek aplikuesit. Sipas saj, transparenca dhe besimi që qeveria tregon në këto konkurse kanë bërë që shumë persona të marrin pjesë në këto konkurse. "Ky është një nga provimet për t'u punësuar në administratën civile. Ky është një nga testet e shumta që janë bërë gjatë këtij viti. Kanë aplikuar 16 000 persona për 800 vende pune, një shifër e lartë që tregon besim në sistemin e transparencës së krijuar nga qeveria", tha Harito. Jeni të lutur, iu drejtua Harito mediave, të qëndroni këtu për të parë dhe monitoruar procesin, që prej nisjes së tij deri në përfundim, përfshi këtu dhe kontrollin e provimeve dhe daljen e rezultateve, pasi qeveria i beson punën e saj transparencës".

Jam evropian ,konkursi i DAP.Foto Flor Abazaj (2)Ministria e Integrimit, Klajda Gjosha tha se Ministria që ajo drejton është në fazë ndryshimi dhe njësitë integruese po pësojnë një ndryshim strukturor. "Jam mjaft e kënaqur dhe mezi pres të njoh se kush do të jenë partnerët e mi në udhën e integrimit të vendit tonë. Ky provim do të na mundësojë të marrim më të mirët. Ne po nënshtrojmë të gjitha njësitë integruese në një ndryshim të gjerë strukturor", theksoi Gjosha.

"Ne po përpiqemi të marrim më të mirët, të vlerësojmë sepcialistët më të denjë që do të na japin një ndihmë të vyer në procesin e integrimit. Janë të ftuar specialistët shqiptarë që kanë përfunduar brenda dhe jashtë vendit dhe siguroj se të gjitha mundësitë janë të barabarta për t'ja dalë. Ju kujtoj se të do të ketë një bonus për më të mirin. Ne në çdo tre muaj vlerësojme më një bonus të vogël financiar punonjësin më të mirë. Ai përzgjidhet në bazë të kritereve të përzgjedhura nga ne, që është një stimul i madh për të gjithë, për të dhënë më të mirën", tha Gjosha.Jam evropian ,konkursi i DAP.Foto Flor Abazaj (1)

Burime nga Ministria e Integrimit sqaruan se ristrukturimi për të cilin flet ministrja Gjosha prek të gjitha njësitë integruese, pasi funksioni i tyre merr trajtën që i lypset sektorit në fjalë. Gjithashtu, ndryshimet do të jenë dhe në specialistë, pasi procesi integrues ka nevojë për energji të reja.

Siç mësohet në provimin që po kryhet marrin pjesë 200 kandidatë, nga të cilët do të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt provimit me gojë, ata që marrin mbi 30 pikë, ndërsa testi ka në total 60 pikë. Provimi me gojë do të zhvillohet në një moment të dytë dhe në total aplikanti duhet të marrë mbi 70 pikë (në të dyja provimet të marra së bashku), që të ketë mundësi të punësohet./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama