Konkursi per tu bere polic zbulohet testi i budallait

Konkursi per tu bere polic, zbulohet  testi i budallait

Rezultatet e dobëta të konkursit për shkollën e policisë kanë treguar haptazi nivelin e të rinjve, që tregojnë interes për të hyrë në radhët e uniformave blu. Kjo, jo për faktin e numrit të personave pjesëmarrës, por për inteligjencën e tyre të dobët, pasi nuk kanë mundur të marrin minimumin e pikëve të testit me shkrim. Pavarësisht se testi ka qenë i një niveli për fëmijë 12-13 vjeç, vetëm pesë prej më shumë se 900 konkurrentëve, kanë mundur të kapërcejnë kufirin për t‘u kualifikuar në etapën tjetër të konkursit. I njohur si "testi i budallait", nuk është kaluar dot nga 936 konkurrentë. Ky duket si një fakt tejet negativ për policinë, duke vënë re se interesi për një profesion të tillë ka mbetur vetëm te personat me nivel të ulët diturie. Për më tepër, nga burimet zyrtare të policisë është deklaruar se në konkurs kanë qenë edhe persona me arsimim të lartë, por nuk është publikuar ndonjë numër i saktë i tyre.

Pikërisht dje, policia ka vënë në dispozicion disa prej pyetjeve që kanë qenë në testin e konkurrimit, ku duket qartë thjeshtësia e përgjigjeve. Por, kjo nuk është kuptuar prej konkurrentëve. Me datën 10 korrik, sipas planifikimit të bërë më parë, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, është zhvilluar testimi me shkrim i aplikantëve që konkurrojnë në Shkollën Bazë të Policisë dhe nga 1049 aplikues, në testim morën pjesë 941 prej tyre, prej të cilëve 63 femra dhe 878 meshkuj. Fakti më i çuditshëm është ai që vetëm pesë prej konkurrentëve mundën të kalojnë kufirin prej 60 pikësh dhe të kualifikohen për etapat e tjera të konkursit.

E kjo i ka detyruar drejtuesit e policisë të ndërmarrin një veprim, sa pozitiv edhe negativ. Duke anuluar testin e parë, ka njoftuar për një testim të dytë, ku ka ftuar edhe kandidatë të tjerë, duke marrë shkas nga niveli i dobët e kandidatëve të parë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton të gjithë shtetasit që nuk kanë mundur të aplikojnë për të vazhduar konkurrimet për "Patrullën e Përgjithshme", janë të ftuar të aplikojnë nga data 17-30 korrik 2008, pranë drejtorive të policisë në qarqe. Sipas policisë, konkurrimi me shkrim do të bëhet në datën 08 gusht 2008, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në orën 07.00. Kuota e pranimit në Shkollën e Policisë do të jetë 150 persona. Ndërkohë, personat që kanë qenë të regjistruar më parë, duhet të paraqiten në drejtoritë e policive në qarqe për të marrë fletën e pranimit bashkëlidhur me fotografi. Por, pesë kandidatët fitues të testit të zhvilluar në datën 10 korrik 2008 nuk do t‘i nënshtrohen këtij testimi, pasi janë direkt të kualifikuar dhe do të paraqiten vetëm në fazën tjetër të konkurrimit, në testin fizik. Për informacione të mëtejshme mbi formularin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë drejtorive të policisë në qarqe ku banojnë ose të vizitojnë faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme (nëse dinë të përdorin internetin).




Udhëzime për testin me shkrim

Testi përbëhet prej 100 pyetjeve të hartuara për të testuar aftësitë tuaja në disa fusha. Është e rëndësishme që ju t‘ju përgjigjeni të gjitha pyetjeve gjatë kohës së përcaktuar.

Do të keni në dispozicion 3 orë për të përfunduar testin. Do të njoftoheni kur të kenë mbetur 30 minuta nga koha dhe më pas edhe kur të kenë mbetur 5 minuta nga përfundimi i kohës.

Duhet të përdorni laps për t‘ju përgjigjur pyetjeve. Nëse keni nevojë të ndryshoni përgjigjen, mund të fshini përgjigjen e parë dhe të jepni përgjigjen e re.

Duhet ta mbushni me laps të gjithë rrethin e përgjigjes që do të jepni. Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj të bëhet kujdes gjatë mbushjes rrethit.

Në kutinë që shënon "Test Form" (Formulari i testit) mbushni atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit, pra plotësoni variantin e testit.

Mos e plotësoni kutinë që shënon "Subj Score" (Rezultati për lëndë).

Për çdo pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C dhe D.

Zgjidhni një përgjigje për çdo pyetje dhe mbushni atë në fletën e skantronit me ngjyrë rozë.

Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve me ngjyrë rozë që do t‘ju jepet.

Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën e përgjigjeve.

Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur.

Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni dhe kthejuni më vonë nëse do të keni kohë.

Mos shkruani asgjë në materialin e testit. Do t‘ju jepet një fletë e bardhë për përdorim gjatë testit.

Nuk ju lejohen makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t‘ju ndihmojë për testin. Celularët duhet të fiken para shpërndarjes së testit dhe deri në momentin e përfundimit të provimit. Përdorimi i mjeteve të tilla do t‘ju çojë automatikisht në skualifikim.

Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me ndonjë aplikues tjetër gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi i përzgjedhjes. Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që drejtuesi që ndodhet në klasë t‘ju përgjigjet.

Megjithëse të gjithë kandidatët do të kenë të njëjtin testim, rendi i pyetjeve mund të ndryshojë. Nëse kopjoni përgjigjet nga fleta e një kandidati tjetër, kjo do të dëmtojë mjaft mundësinë tuaj për ta kaluar testin dhe për më tepër do të skualifikoheni automatikisht nga procesi i përzgjedhjes.

Të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet etj.,) duhet të dorëzohen pas përfundimit të testit. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.

Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike menjëherë pas përfundimit të tij dhe do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.

Këto rezultate do të përfshijnë edhe oraret e testimit të aftësive fizike për kandidatët që e kanë kaluar testin. Nuk do të kryhet asnjë njoftim i mëtejshëm.

Nuk ju lejohet të keni me vete çanta apo materiale të ndryshme në momentin e hyrjes në Pallatin e Kongreseve.


Udhëzime shtesë për kandidatët

Kandidatët që kanë aplikuar për testimin e datës 10 korrik 2008, nuk do të paraqesin aplikime të reja, por të konfirmojnë pjesëmarrjen në testin e datës 08 gusht 2008 pranë drejtorive të policisë në qarqe

Këta kandidatë do të pajisen me fletën e pranimit në testin me shkrim, po qe se për arsye objektive nuk e disponojnë atë.

Pranimi në testin me shkrim do të bëhet vetëm me fletën e pranimit. Ata kandidatë që nuk do të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim, nuk do të pranohen të marrin pjesë në testim.


SHEMBUJ PYETJESH


1. Për dy vjet, im atë do të jetë saktësisht tre herë më i madh në moshë sesa jam unë tani. Im atë është 37 vjeç. Sa vjeç jam unë?


12
13
14
15


2. Nëna e dërgoi Lenin në dyqan për të marrë 9 kuti konservash me bizele. Leni mund të mbante vetëm dy kuti në një rrugë. Sa herë iu desh të shkonte në dyqan për t‘i marrë të gjitha?

3
4.5
5
5.5


3. Punonjësi i policisë doli nga shtëpia në 07:15 për t‘u ndodhur në zyrën e tij në Komisariatin e Policisë në orën 08:00. Ai mbërriti në zyrë në orën 07:52. Sa minuta iu deshën atij për të mbërritur në zyrë?

35 minuta
37 minuta
45 minuta
47 minuta


4. Znj. Hysi mbështolli tabelën e saj me letër me ngjyrë. Tabela ishte 74 cm e gjerë dhe 44 cm e gjatë. Sa cm letër me ngjyrë iu nevojit asaj për të mbështjellë tabelën?

236 cm²
592 cm²
3146 cm²
3256 cm²


5. Z. Lesi po mblidhte të dhëna që të ndihmonte familjen e tij për të hartuar buxhetin. Ai kishte shënuar shpenzimet e tyre për ushqim për 4 javë rresht. Ata kishin shpenzuar 9.735 Lekë, 8.807 Lekë, 9.198 Lekë dhe 9.620 Lekë. Cila është mesatarja e shpenzimit të tyre për ushqim për 4 javë?


9.003 lekë
9.271 lekë
c. 9.340 lekë

d. 9.406 lekë

6. Xheni bleu një biçikletë që shitej për ¼ e çmimit të zakonshëm. Cila shifër dhjetore i korrespndon thyesës së mësipërme?

0.14
0.25
0.40
0.75

7. Rrethi i treguar kalon në pikat me koordinata (1, 4), (3, 2), (1, 0) dhe (-1, 2). Qendra e rrethit ndodhet në pikën me koordinata:

(1, -2)
(1, 2)
(2, -1)
(2, 1)

8. Një pyetësor i plotësuar nga 100 njerëz tregon vendet që ata do të donin të vizitonin më shumë nga 7 mundësitë e ofruara. Sa njerëz kanë zgjedhur Australinë, Francën dhe Hauain si vendin që ata do të donin të vizitonin më shumë?


62
44
42
38

9. Zgjidhni kollonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)

286 + 399 = _____ 675 685 685 675


998 - 107 = _____ 891 891 891 891


123 x 9 = _____ 1107 1107 1107 1117


1216/76 = _____ 16 16 66 66


10. Zgjidhni kollonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)

1001 + 712 = _____ 1723 1713 1723 1733


775 - 289 = _____ 486 486 486 486


27 x 15 = _____ 405 405 405 405


425/25 = _____ 27 17 17 27


11. Përgjigjuni pyetjes së mëposhtme vetëm mbi bazën e informacionit vijues:


"Si pasojë e intervistave të shumta me paditës dhe dëshmitarë të krimeve të dhunshme, punonjësi i policisë Balliu ka vënë re një rritje të dukshme të numrit të përdhunimeve në zonën e tij të patrullimit në tre muajt e fundit. Ai ka vënë re se përdhunimet ndodhin zakonisht ditën e hënë dhe të mërkurë dhe pjesa më e madhe e tyre ndodh nga ora 08:00 deri në 11:00."


Punonjësi Balliu është informuar nga eprori i tij se do të caktohet për të patrulluar çdo javë në mënyrë që të përqendrohet në uljen e numrit të përdhunimeve. Cili do të ishte orari më i përshtatshëm që punonjësi i policisë Balliu të patrullonte?


Të martën deri të shtunën, 20:00 deri në 04:00.
Të hënën deri të premten, 7:30 deri në 15:30.
Të mërkurën deri të dielën, nga mesdita deri në 20:00.
Të hënën deri të premten, 15:00 deri në 23:00.


Përgjigjuni pyetjes 12 vetëm mbi bazën e informacionit të mëposhtëm:

Kur një punonjës policie ndesh një fëmijë që ka humbur, ai duhet të kryejë veprimet e mëposhtme në rendin e dhënë:

Të njoftojë punonjësin e sallës operative.
Të pyesë personat aty afër se ku është gjetur fëmija dhe se çfarë tjetër mund të dinë ata për të.
Ta çojë fëmijën në Komisariat nëse nuk gjendet një i afërm i tij.
Të përgatisë një raport.


12. Punonjësi i policisë Gjergji dhe kolegu i tij Sinjari janë duke patrulluar një zonë të banuar kur vënë re një fëmijë që sillet vërdallë i vetëm nëpër rrugë. Kur punonjësit e policisë i afrohen fëmijës, ajo fillon të qajë dhe thotë se ka humbur. Punonjësit

e policisë njoftojnë sallën operative. Hapi tjetër që ata duhet të ndërmarrin është:


Ta marrin fëmijën me vete tek Komisariati dhe t‘i shpjegojnë situatën punonjësit të sallës operative atje.
Të mbledhin informacion dhe të hartojnë raportin përkatës.
Të sjellin të afërmin tek zyrat e Komisariatit kur ta gjejnë.
Të pyesin personat në zonën ku u gjend fëmija.


13. Në mënyrë që të parandalohet shitja e drogës nga makinat, rregulli është që punonjësit e policisë të vëzhgojnë makinat e parkuara pranë vendit të tyre për të parë nëse kanë arsye për të dyshuar që veprimet e personave brenda në makinë janë të dyshimta. Cilën prej situatave të mëposhtme duhet ta konsideronte më të dyshimtë një punonjës policie?


Dy të rritur në një makinë të parkuar pranë oborrit të një shkolle gjatë orës së pushimit, të cilëve u afrohen çdo ditë fëmijë të ndryshëm.
Një furgon që sjell një femër përpara shkollës dhe që largohet me shpejtësi.
Një shofer taksie që parkon në të njëjtin vend për 30 minuta ndërkohë që lexon gazetën.
Tre adoleshentë që ulen mbi një makinë të parkuar pranë një parku ndërkohë që dëgjojnë muzikë.


Përdorni hartën dhe busullën e mëposhtme për t‘iu përgjigjur këtyre pyetjeve:


14. Cili shtet ndodhet në Lindje të Shqipërisë?

a. Bosnja
b. Mali i Zi
c. Maqedonia
d. Adriatiku


15. Nëse dua të udhëtoj për në Malin e Zi nga Tirana, në cilin drejtim do të shkoja?


Jug (South)
Lindje (East)
Veri (North)
Jug-Juglindje (South-SouthEast)


16. Në cilin drejtim të qytetit të Lushnjes gjendet qyteti i Korçës?


a. Jugperëndim (SW)
b. Lindje-Juglindje (ESE)
c. Juglindje (SE)
d. Lindje-Verilindje (ENE)

17. Motorçikleta e Policisë përshkoi 180 km për 5 orë, cila ishte shpejtësia mesatare?

a. 18 km
b. 30 km
c. 36 km
d. 38 km

18. Drejtoria e Qarkut ka një buxhet prej 6.000 Lekë për pajisje zyre. Një faturë prej 2.000 Lekë për blerjen e disa pajisjeve të zyrës është paguar. Çfarë përqindje e buxhetit ka mbetur afërsisht?

20%
33%
47%
67%


19. Koha e reagimit për 5 telefonata për ndihmë që mori një punonjës policie ishin 38 minuta, 2 minuta, 32 minuta, 8 minuta dhe 25 minuta. Cila ishte koha mesatare e reagimit?


2 minuta
21 minuta
38 minuta
105 minuta

20. 4a + b = 13
2b + a = 12
b-a =

1
3
4
7

PËRGJIGJET E SAKTA JANË:


b
c
b
d
c
b
b
a
b
b
b
d
a
c
c
b
c
d
b
b


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama